1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë: Gjermania përkrah integrimin e vendeve te Ballkanit perëndimor në BE

Përsa i përket kushteve që duhet të plotësojë Mali i Zi për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim Fischer tha se vendi duhet të fokusohet në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe në lirinë e shtypit

Nga ceremonia e organizuar prej ambasadorit Fischer në Podgoricë në përvjetorin e ribashkimit gjerman

Nga ceremonia e organizuar prej ambasadorit Fischer në Podgoricë në përvjetorin e ribashkimit gjerman

Ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë Pius Fischer në ceremoninë e organizuar me rastin e 20-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë tha se Evropa është themel i politikës së jashtme Gjermane. “Sot ne nuk kremtojmë vetëm  ditën e ribashkimt të Gjermanisë, po edhe ditën e bashkimit të Evropës. Gjermania mbetet forca gjeneruese e integrimeve evropiane. Nëse nuk do të ekzistonte Bashkimi Evropian, do të ishim të detyruar të shpiknim nje të tillë," nënvizoi ambasadori Fisher.

Më tej ai tha se Gjermania përkrah perspektivën evropiane dhe integrimin e vendeve të Ballkanit perendimor. “Ne përkrahim proceset e reformave të  vendeve kandidate dhe të atyre që synojnë të marrin statusin e kandidatit për anëtarësim. Mirëpo, mbetet në vetë këto shtete që të përshpejtojnë dhe të përmbushin detyrimet e dhëna për anëtarësim në Bashkimin Evropian.“

Marrëdhëniet gjermano-malazeze të shkëlqyera

Ndërkaq, duke folur për marrëdhëniet bilaterale midis Malit të Zi dhe Gjermanisë ambasadori  Fischer tha për Deutsche Welle-n. “Marrëdhëniet bilaterale midis Malit të Zi dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Këtë e dëshmon edhe vizita e delegacionit bavarez. Bavaria është shumë e interesuar për zvillimin e Ballkanit, veçanërisht në procesin e reformave në Mal të Zi. Qëllimi ynë, nënvizoi ambasadori Fischer, është që të përkrahim procesin e reformave, me qëllim që perspektiva evropiane e Malit të Zi të bëhet realitet. Për Gjermaninë është shumë me rëndësi plotësimi i 7 pikave të vendosura nga Komisioni Evropian. Këto janë parakusht kryesor për fillimin e negociatave për anëtarësim.“

Ambasadori Pius Fischer me presidentin Filip Vujanović dhe me ministrin e jashtëm Milan Roćen

Ambasadori Pius Fischer me presidentin Filip Vujanović dhe me ministrin e jashtëm Milan Roćen

Mali i Zi, sipas tij, tani për tani duhet te fokusohet ne tri fusha  të rëndesishme. “Mendoj se duhet t'i kushtohet më shumë rëndësi luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së shtypit. Brengos fakti që këtë vit, por edhe vitin e kaluar, janë shënuar disa incidente ndaj shtypit të pavarur, ngjarje këto që kanë hedhur hije ndaj lirisë se mediave. Ka pasur edhe tentativa për presione ndaj gazetarëve të cilët janë kritikë ndaj disa poltikanëve. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin sepse liria e shtypit është e një rëndësie të vençantë, veçoi ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë Pius  Fischer.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Elert Ajazaj