1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ambasada e RFGJ në Tiranë citon deklaratën e Ministrit de Maizière mbi Shqipërinë

Zëdhënësja e shtypit e Ambasadës së RFGJ në Tiranë citon fjalët që ka thënë ministri i Brendshëm i Gjermanisë mbi Shqipërinë në konferencën për gjendjen e krimit të organizuar në Gjermani.

Ambasada e RFGJ në Tiranë ka saktësuar përmes zëdhënëses së shtypit, Christiane Wolters një deklaratë të Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maizière lidhur me Shqipërinë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë u shpreh në lidhje me Shqipërinë në datën 1.10.2014 në kuadër të paraqitjes së raportit “Rreth gjendjes së krimit të organizuar në nivel federate për vitin 2013”. Ambasada e RFGJ përcjell citatin me fjalët që ka thënë Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière :

"Unë fola me Ministrin shqiptar të Brendshëm, së bashku me kolegun tim francez. [Ai është] i ri në post dhe tejet i angazhuar për të luftuar kriminalitetin e organizuar. Kjo është diçka e vështirë, duke konsideruar faktin që krimi i organizuar ka depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror dhe kërkon - e këtë e them mjaft seriozisht - kurajo personale nga ata që qeverisin”.

Ambasada e RFGJ-së në Tiranë e bëri këtë sqarim nisur nga informime objektivisht të pasakta të disa medieve mbi konferencën e shtypit të ministrit de Maizière më 1.10.2014.

Raporti "Rreth gjendjes së krimit të organizuar në nivel federate për vitin 2013"

Në Gjermani po rritet gjithnjë e më shumë aktitiveti i bandave kriminale, të cilat janë mjaft mirë të organizuara me fije jashtë këtij vendi. Këto banda janë aktive jo vetëm si trafikantë apo shantazhues e kontrabandistë, por ato janë të organizuara edhe në vjedhjen e makinave, mashtrimet dhe vjedhjen e dyqaneve. Bandat me lidhje në Shqipëri renditen ndër vendet e para të kriminalitetit të organizuar në Gjermani. Ndërkohë që bandat polake dhe lituaneze janë të specializuara për vjedhjen e makinave dhe dërgimi i tyre në vendet e lindjes, bandat nga Shqipëria bëjnë emër në shitjen e drogës. Ndërsa bandat nga ish-vendet sovjetike bien në sy për vjedhje dyqanesh, e delikte të tjera vjedhjeje, shkruajnë agjencia e lajmeve DPA dhe revista FOCUS, duke iu referuar raportit në fjalë.