1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Altman: Beogradi nuk mund të ndjekë gjatë rrugën e dyfishtë

Në një intervistë me programin tonë, eksperti gjerman për Ballkanin, Franz Lothar Altmann flet për vendimin e Ban Ki Munit për vazhdimin e bartjes së kompetencave nga UNMIKU tek EULEX-i.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Deutsche Welle: Si mund të reagojnë Rusia dhe Serbia ndaj vendimit të Ban Ki Munit?

Dr. rer. pol. Franz-Lothar Altmann

Dr. rer. pol. Franz-Lothar Altmann



Franz Lothar Altmann : Është e qartë se të dyja do të shprehin menjehërë kundërshtimin e tyre. Ky ishte edhe reagimi i tyre ndaj letrës së parë të Ban Ki Mun-it të cilën ata e kundërshtuan me argumentin se nuk është në kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm të vendosë diçka të tillë. Nëse në raportin e ri, Ban Ki Mun thekson se Këshilli i Sigurimit nuk është në gjendje që të marrë një vendim, atëherë me këtë ai ja hedh topin Moskës dhe Beogradit, duke ja lënë fajin atyre për ngecjen në vend. Kjo bëhet me shumë shkathtësi por të çudit fakti se fillimisht dukej sikur Ban Ki Mun ndodhej nën presion të madh të Moskës, e cila e kishte kërcënuar se do ta pengonte rizgjedhjen e tij, në rast se nuk vepronte sipas dëshirës së saj.

Deutsche Welle: A po luan Bani kështu me të ardhmen e postit të tij?

Franz Lothar Altmann : Mendoj se puna ende nuk ka ardhur deri aty. Ai do të presë të shohë reagimin e qeverisë në Beograd. Kjo është e pasigurtë. Kryeministri i ri Cvetkoviç ka theksuar se nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të Beogradit, por Beogradi duhet ta mendoj mirë se cilën rrugë do ta zgjedh. Rruga për në Evropë lidhet me kompromise në drejtim të Kosovës. Ndjekja e një rruge të dyfishtë: në njërën anë drejt Evropës dhe anën tjetër mbjatjen e Kosovës, kjo nuk është e mundur. Në këtë mënyrë ky është një presion indirekt ndaj Beogradit që të zgjedhë rrugën e duhur, pra atë të Evropës dhe të Bashkimit Evropian.

Deutsche Welle: Si mund të ndikoj qëndrimi i qartë i Ban Ki Munit tek serbët e përçarë në veri të Kosovës?

Franz Lothar Altmann : shtja është se a do të jetë e mundur që EULEX-i të pozicionohet edhe në veri të Kosovës. Kjo duket të jetë shumë e vështirë. Beogradi provon që të përforcoj strukturat paralele dhe thotë se EULEX-i nuk ka çfarë të thotë atje dhe se përgjegjës duhet të jetë UNMIK-u. Rreziku nga një ndarje faktike e Kosovës natyrisht që qëndron ende dhe serbët radikalë do të provojnë që të forcojnë këtë pozicion dhe ndarjen ta çojnë përpara".

Deutsche Welle: A mund t'i nxisë vazhdimi i reformave serbët e moderuar që të rikthehen në institucionet e Kosovës?

Franz Lothar Altmann : Natyrisht kjo është shpresa. Para së gjithash serbët që duan të jetojnë ende në enklavat jugore mund të forcohen nga vendimi i Ban Ki Munit. Por ata do ta kenë problem se do të duhet të pozicionohen më qartë se deri tani kundër Beogradit. Megjithatë besoj që ata do ta kuptojnë se e ardhmja e tyre ndodhet në Kosovë dhe se nuk ka kthim prapa të njohjes së sovranitetit të Kosovës.

  • Data 21.07.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EgBZ
  • Data 21.07.2008
  • Autor Intervistën e zhvilloi Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EgBZ