1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Alexander van der Bellen fiton zgjedhjet presidenciale në Austri

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë - lehtësim për fitoren e van der Bellen në zgjedhjet presidenciale në Austri.

Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.

«Ju jam mirënjohës.» - tha pas njoftimeve për numërimin paraprak të votave Alexander Van der Bellen në Vjenë. Kurse Norbert Hoferi shkroi në facebook:

«Ju më mbështetët me forcë dhe jam tepër i hidhëruar që nuk ia dolëm mbanë. Do të isha kujdesur me shumë dëshirë për Austrinë tonë.»

Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen.

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë

«Rezulati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë.» - tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD).

Fitorja e van der Bellen është «një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian» - shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz (SPD).

«Në një kohë kur ne gjendemi përpara sfidash të vështira, kontributi i mëtejshëm konstruktiv i Austerisë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta evropiane mbetet me rëndësi vendimtare» - tha në Bruksel presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk.