1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Aleppo: Rikthim në qytetin e shkatërruar

Gjashtë muaj pas përfundimit të rrethimit të Alepos, banorët sirianë kthehen përsëri në metropolin e shkatërruar. Tashmë janë regjistruar më shumë se 200.000 njerëz, raportohet nga organizata e OKB-së për refugjatët.

Njerëzit jetojnë përsëri tani në pjesën lindore të qytetit, pjesë e cila ishte e kontrolluarë nga rebelët. Kjo pjesë është tërësisht e shkatërruar, tha kreu rajonal i organizatës së OKB-së përrefugjatë (UNHCR), Jorge de la Mota Martinez, për agjencinë gjermane të shtypit,dpa. Pas tërheqjes së kryengritësve nga lagjet lindore, kishin mbetur vetëm 55.000 vetë aty. Sfida më e madhe është rimëkëmbja e infrastrukturës së qytetit. Rrjeti i ujësjellësit dhe shpërndarësit e energjisë elektrike nuk punojnë në pjesë të mëdha të qytetit. Nevojat themelore të popullatës megjithatë janë të siguruar, thotë përfaqësuesi i OKB-së.

Luftimet në rajon ende vazhdojnë

Sipas një zyrtari të qeverisë siriane, rreth 60 për qind të ndërtesave në Alepon lindore janë të shkatërruara. Ish-metropoli i Sirisë ka qenë qyteti ku janë zhvilluar më shumë luftra, në dhjetor forcat qeveritare morën përsëri qytetin nën kontrollin e tyre. Megjithatë në zonat për rreth ende ka luftime.

Infermierja: Ne shpresojmë për një paqe të qëndrueshme

Demerjain që gjatë gjithë luftës ka qëndruar në Alepo, thotë se sa i vështirë ka qenë qëndrimi i saj në qytet. Por ajo nuk kishte mundur të largohej nga qyteti i saj edhe pse kishte pasur leje largimi. " Sinqerisht, unë jam friksuar shumë çdo ditë, por kurrë nuk më ka shkuar ndër mend të largohem nga Aleppo”, tha Demerjain: "ne deshëm të gjendemi afër njerëzve në këto kohë të vështira, për shkak se ky vend është i yni”, tha infermierija që ka lindur në Damask. 

Ka pasur shumë momente të frikëshme. "Fakt  që ne shpëtuam, është si një mrekulli e pabesueshme”, tha Annie Demerjian. Tani ajo dëshiron që "trishtimi të marrë fund dhe lumturia të kthehet në qytet”.

 

vfb/dw/dpa