1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Aleksej Navalny - jeta nën trysni e kundërshtarit të Putinit

Ai prezantohet si luftëtar kundër korrupsionit dhe ka armiq shumë të fuqishëm në Kremlin. Aleksej Navalny një nga blogerët më popullorë rusë u dënua rishtazi në Moskë.

Kremlkritiker Nawalny vor Gericht Archiv

Aleksej Navalny

Papritur çdo gjë duhej të merrte fund shpejt: brenda këtij viti një gjykatë e Moskës e shpalli fajtor për vjedhje kritikun e njohur të Kremlinit dhe blogerin Alexej Navalny. Dënimi: 3,5 vjet punë në koloni me kusht, ndërsa vëllain e tij me 3,5 vjet burg. Të dy kanë marrë para nga firma Yves Rocher dhe i kanë legalizuar përmes një kompleksi firmash. Të dy vëllezërit nuk i pranojnë fajësimet dhe e quajnë procesin kundër tyre të motivuar politikisht.

Fillimisht mendohej që gjykata do ta jepte vendimin më 15 janar, por data u përafrua me dy javë. Zgjedhja e datës 30 dhjetor në Rusi ka traditë. Edhe dënimi i dytë kundër Chodorkovskit u bë publik më 30 dhjetor, kur shumica e rusëve merren me përgatitjen e festimeve të Vitit të Ri, dhe shumë politikanë dhe media janë ende në pushimet e krishtlindjeve.

Kremlkritiker Nawalny vor Gericht 30.12.2014

Navalny dhe vëllai i tij, Oleg Navalny në gjykatë 30 dhjetor 2014

Navalny me fushatën e tij antikorrupsion ka bërë emër si kundërshtari më i fortë i Putinit. Kështu e cilëson gazeta gjermane "Die Zeit". Qofshin politikanët rajonalë që porositin automjete të shtrenjta në kurriz të shtetit apo lidhje korruptive tek koncernet energjitike - Navalny lufton prej vitesh kudnër problemit, të cilin rusët e cilësojnë të keqen më të madhe në vend. Disa deputetë të partisë së Kremlinit "Rusia e bashkuar" u detyruan pas publikimeve të Navalnyt të dorëzojnë mandatin e deputetit. Me fondacionin e tij "Fondacioni kundër korrupsionit", Navalny ka bërë armiq të fuqishmit, ndër ta edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Kritiku më i njohur i Kremlinit

Karriera e opozitarit më të njohur filloi në vitin 2011. Navalny ka qenë i pari që partinë "Rusia e bashkuar" e cilësoi "partia e mashtruesve dhe hajdutëve". Deri më sot kjo shprehje është popullore në Rusi. Navalny ishte ai që zbuloi e dokumentoi fallsifikimet në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Dhjetëra mijëra vetë e ndoqën apelin e tij.

I gjatë, bjond, impresionues - kështu e përshkruan një gazetare amerikane Julia Ioffe opozitarin. Ajo raporton për gazetën "Neë Yorker" - dhe "Foreign Policy" në Moskë dhe ka shkruar shumë për të. "Ai është politikani i vetëm me potencial në Rusinë e sotme", thotë ajo për Deutsche welle-n. Navalny vjen nga shtresa e mesme dhe i kupton shqetësimet e tyre.

Russland Moskau Wahlen Demonstrationen für Alexei Nawalny

Përkrahje për Navalny n - pranverër 2013 -dënimi i parë

Matja e parë e forcave si politikan në Moskë

Testi i parë Navalnyn si politka ishin zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie të Moskës në shtator 2013. Ndërkohë që pjesëmarrja e tij ishte më pak se e sigurtë. Në këtë vit ai u dënua me pesë vjet në një proces të diskutueshëm për shkak të shpërdorimit si ish-këshilltar i një firmë drush në provincën e Kirovit. Por në të njëjtën ditë gjykata bëri të ditur se Navalny do të qëndrojë në liri deri në hyrjën ne fuqi të dënimit të tij.

Atëherë në një intervistë në radio, Navalny është shprehur se ishte presidenti Putin ai që e ka nxitur gjyqin kundër tij. Edhe vëzhgues të tjerë e kanë parë me sy kritik këtë proces. Drejtuesi i fondacionit "Heinrich Böll" për Moskën Jens Siegert shprehet se "ky është një proces i motivuar politikisht".

Jo politikan me parti

Ndërkohë që Navalny nuk ka qenë politikan në kuptimin fillestar të fjalës. Ai ka një parti, por deri më sot nuk ia del ta regjistrojë atë për të dalë në zgjedhje. Babai i dy fëmijëve ka studiuar juridik dhe bursë në Moskë. Pas kësaj ai ka qenë bursist i universitetit të njohur, Yale në SHBA. Nga viti 2000 deri në 2007 Navalny u angazhua tek partia liberale ruse "Jabloko". Por për shkak të deklaratave të kontestuara ai është përjashtuar.

Navalny i cilëson veten si "nacionalist të arsyeshëm"- Deri para pak vitesh ai ka marrë pjesë edhe tek "marshet ruse" të organizuara nga ekstremistët e djathtë kundër të huajve. Navalny më vonë është distancuar nga këto aksione, por thotë se në popullin shumëkombësh rus "nuk duhen tabuizuar" problemet e migracionit.

Blogeri president?

Navalny ia dedikon ngjitjen e tij në karrierë internetit. Si drejtues i opozitës ai ka dalë në krye të demonstratave të dimrit 2012 për më shumë demokraci. Ai organizoi protesta dhe u arrestua për një kohë të shkurtër.

Navalny ka shprehur ambicie edhe për postin më të lartë të Rusisë. "Dua të bëhem president dhe të ndryshoj jetën në vend", ka thënë blogeri në një intervistë në pranverën e vitit të shkuar. Si president ai nuk do t'ia jepte Ukrainës Krimenë si "copë bukë me sallam" u shpreh ai në tetor 2014. Me këtë ai nuk fitoi pikë tek kritikët: Luftëtari kundër korrupsionit e mbështet grabitjen e një vendi. u tha atëherë në media.

Që Navalny të bëhet president është më se e pasigurtë. Por nëse ai dënohet përfundimisht, atëherë duhet t' varrosë edhe këto plane. Në Rusi një person i dënuar nuk ka të drejtë të kandidojë.