1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Albright: Europa dhe SHBA do të gjejnë gjuhën e përbashkët

Gero Schliess/Amarildo Topi8 Nëntor 2013

Kur Madeleine Albright flet, njerëzit dëgjojnë. Ish Sekrearja Amerikane e Shtetit në një intervistë për DW ka thënë se ajo është optimsite që Europa dhe Amerika do të rifitojnë besimin.

https://p.dw.com/p/1AED5
Madeleine AlbrightFotografi: picture-alliance/AP/CBS

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Amerikane (NSA) ka minuar besimin mes SHBA-së dhe Europës. Madeleine Albright ishte mes politikanëve të rangut të lartë të cilët diskutuan për rifitimin e besimit përmes bisedimeve në Uashington. Korrespodenti i DW Gero Schliess zhvilloi me të një intervistë atje.

DW: Marrdhëniet transatlantike kanë arritur pikën më të ulët që prej luftës në Irak. Cili është mendimi juaj për këtë?

Madeleine Albright: Unë mendoj se është për të ardhur keq. Kam besuar gjithmonë tek marrdhënia Euro-Atlantike. Ne jemi partnerë natyralë, ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe shpresoj që kontaktet dhe marrdhëniet të rregullohen sërish. Unë jam shumë optimiste për një gjë të tillë.

U surprizuat për faktin se përgjimi ishte shtrirë në këtë masë dhe e dinit një gjë të tillë për sa kohë ishin ende në detyrë?

Unë nuk e dija. Por diçka që nuk është e re, është fakti se ne dimë që të gjithë vendet spiunojnë njëri-tjetrin. Bëhet neutralisht.

Çmendim keni për protestat në Europë kundër SHBA dhe administratës së Obamas?

Nuk i kuptoj. Unë mendoj se shumë gjëra kanë të bëjnë me teknologjinë dhe shumë gjëra bëhen për arsye politike. Jo shumë kohë më parë unë isha në Bruksel dhe mendoj se në përgjithësi kjo është një çështje e lidhur me rregullat mbi privatësinë në erën e re tekonlogjike. Unë shpresoj se do të ketë një diskutim mjaft të kujdesshëm për të arritur një zgjidhje.

Cilat janë rekomandimet tuaja për administratën e Obamës dhe qeverinë e Angela Merkrel për të rifituar besimin?

Ne kemi shumë çështje për të punuar sëbashku. Natyrisht që ka edhe aspekte personale, por ne kemi një axhendë të përbashkët mjaft të gjerë. Pra jam e sigurtë se do të funksionojë. Duhet të jetë mirëkuptimi se jetojmë në një erë të re tekonologjike dhe miqtë e mirë mund të zgjidhin këtë problem.

Mendoni se Europa duhet të pezullojë marrveshjet e bashëkpunimit me SHBA, si ajo SWIFT për bankat ose të ndërpresin negociatat për marrveshjen tregëtare Transatlantike?

Jo nuk mendoj kështu. Unë medoj se këto janë çështje që kanë të tjera rrethana dhe janë mirë për të gjithë. Marrveshja tregëtare do të jetë mjaft e rëndësishme për Europën dhe SHBA.

Në këtë kuadër, mendoni se duhet të ketë një sinjal nga Presidenti Obama, ndoshta një falje publike?

Nuk dua të komentoj për këtë. Unë mendoj se Presidenti Obama ka bërë tashmë disa deklarata për këtë çështje.

Madeleine Albright ishte Sekretare e Shtetit gjatë administratës së parë të Presidentit Bill Clinton në vitet 1997-2001. Aktualisht ajo është profesoreshë e Marrdhënieve Ndërkombëtare pranë Georgetown University në Washington.