1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Alarm në SHBA - Tre terroristë në kërkim

Pikërisht në 10 vjetorin e ditës që ndryshoi historinë e njerëzimit, dhe konceptin ndaj terrorizmit, agjentët e antiterrorit në SHBA po kërkojnë 3 terroristë që planifikonin atentate në Nju Jork dhe Uashington

Kontrolle të rrepta sigurie në aeroporte nga autoritetet amerikane

Kontrolle të rrepta sigurie në aeroporte nga autoritetet amerikane


Forcat e sigurisë dhe agjentët e antiterrorit në SHBA janë vënë në alarm pas kërcënimeve “të besueshme por të pakonfirmuara” se Al Kaeda kërkon të lërë sërish shenjë në 11 Shtator 2011, pikërisht ditën që përkon me 10 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA. Policia është duke kërkuar specifikisht 3 terroristë të cilët planifikonin atentate me kamione me bombë në urat dhe tunelet në New York dhe Washington. Ky është plani i parë terrorist kaq aktiv që koinçidon me sulmin e një dekade më parë, ku humbën jetën mbi 3 mijë persona.

Agjentët antiterroristë janë duke hetuar kërcënimet prej orëve të para të së premtes ndërsa policia në Nju Jork dhe Uashington është vënë në gatishmëri numër 1. Mediet amerikane kanë zbuluar se po kërkohet për 3 persona të cilët planifikonin sulmin me një kamion me eksploziv. Zyrtarë federalë thanë se 3 individë të cilët besohen se janë me nënshtetësi amerikane, kanë hyrë muajin e kaluar në SHBA përmes rrugëve ajrore me synimin për sulme terroriste.

Burime nga policia pohojnë se besohet që këta 3 persona të dyshuar kanë hyrë përmes Afganistanit me të paktën një ndalesë tranzit në një vend tjetër, për të cilin dyshohet Irani.

 

Masa sigurie në Wall Street të Nju Jorkut

Masa sigurie në Wall Street të Nju Jorkut

Gatishmëri e lartë në SHBA

FBI dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme publikuan një njoftim të përbashkët për punonjësit duke i udhëzuar të qëndrojnë në gatishmëri dhe të raportojnë lëvizje të dyshimta. “Ka një informacion të besueshëm specifik, por të pakonfirmuar që bën fjalë për kërcënime terroriste” tha kryetarja e FBI, për New York, Janice Fedarcyk.

Kryebashkiuaku i New York, Michael Bloomberg u tha reporterëve se policia ka vendosur patrulla shtesë në të gjithë qytetin, por njujorkezët duhet të vazhdojnë jetën e tyre normalisht. I informuar mbi kërcënimin, presidenti Barack Obama udhëzoi agjencitë e kundërterrorizmit që të dyfishojnë masat dhe personelin.

“Zyrtarët e Inteligjencës kanë hasur në shumë diskutime dhe tema në sajtet xhihadiste, mbi mënyrën sesi mund të organizohen sulme”, tha Sekretarja e Brendshme për Sigurinë, Janet Napolitano.


 

Autor: Aurel Borici

Rdaktoi: Mimoza Kelmendi