1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Alarm në Berlin

Të martën në zyrat e kancelares Merkel në Berlin u gjet një paketë e dyshimtë. Sipas informacioneve ajo përmbante lëndë eksplozive. Paketa e dyshimtë dërgohej gjoja prej Ministrisë greke të Ekonomisë.

default

Paketa e dyshimtë dërgohej gjoja prej Ministrisë greke të Ekonomisë

Ende nuk dihen shumë gjëra për paketën misterioze. Por një gjë është e qartë: ajo përmbante lëndë eksplozive. Në rast se dikush do ta hapte paketën, do të plagosej, thuhet prej organeve të rendit në Berlin. Por për fakt kjo nuk ndodhi, sepse punonjësve të postës paketa në fjalë u ishte dukur e dyshimtë dhe kishin thirrur ekspertët për lëndë plasëse të Entit të Kriminalistikës.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert deklaroi se paketa i ishte adresuar personalisht kancelares: "Ne jemi të lumtur të themi se nuk është dëmtuar askush, as ndonjë polic dhe as ndonjë prej punonjësve të kancelarisë. Kancelarja ishte jashtë vendit. Ajo falenderon në radhë të parë forcat e sigurisë, për punën e tyre të kujdesshme. Hetimet e mëtejshme i ka marrë në dorë Enti Federal i Kriminalistikës."

Në lidhje me orgjinën e paketës nuk dihet shumë. Gazeta e Berlinit „Tagesspiegel“ shkruan se si dërgues ishte Ministria greke e Ekonomisë. Lënda eksplozive ishte një pluhur i zi, i cili përdoret edhe prej autonomëve grekë për bombat në formë letre. Kjo mund të jetë një gjurmë e rëndësishme, sepse ditët e fundit në Athinë ka pasur shumë sulme ndaj ambasadave të huaja.

NO FLASH Griechenland Athen Anschlag Briefbombe Bombe Botschaft

Greqi, alarm prej bombave në ambasada

Shpërthime pati para përfaqësive të Zvicrës dhe të Rusisë, paketa me përmbajtje eksplozive u janë dërguar ambasadave të Kilit dhe të Bullgarisë. Po ashtu një e tillë është dërguar edhe tek ambasada gjermane. Asnjë gjitha bombat nuk kishte fuqi të madhe shpërthyese dhe sipas autoriteteve të Athinës pas këtyre përjekjeve për atentate duhet të qëndrojnë ekstremistë të majtë grekë.

Por hetimet në Gjermani mund të ndjekin edhe një pistë tjetër. Sepse një nga paketata me lëndë eksplozive nga Jemeni e drejtuar gjatë fundjavës (30./31.10.) për në Çikago kishte kaluar nëpër aeroportin e Këln-Bonit. Pas këtyre paketave mendohet se është organizata terroriste islamike „Al Kaida e Gadishullit Arabik".

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière urdhëroi ndërkohë ndalimin për aterim në Gjermani për të gjithë avionët nga Jemeni. Qeveria gjermane njoftoi se do të ashpërsojë rregullat për transportin ajror të mallrave.

Autor: Bettina Marx
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PwlO
  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PwlO