1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Al Shabaab kërcënon me sulme të tjera në Kenia

Masakra e milicëve somalezë Al Shabaab ndaj studentëve kenianë ka shkaktuar hidhërim dhe tronditje në mbarë botë. Por terrori me sa duket nuk ka marrë fund. Islamistët paralajmërojnë për akte të tjera dhune.

Pas masakrës në një universitet në Kenia grupi islamist Al-Shabaab-kërcënon me kryerjen e sulmeve të tjera terroriste në këtë vend. Në qoftë se qeveria keniane nuk i tërheq trupat e saj nga Somalia, do të ketë një luftë të gjatë dhe të përgjakshme, citonin shumë media të shtunën një zëdhënës të organizatës terroriste. Katër milicë Al-Shabaab sulmuan të enjten një kampus universitar në qytetin veriperëndimor Garissa, ku vranë 148 vetë dhe pastaj edhe veten. Në masakrën në Garissa milicët vranë qëllimisht studentë të krishterë. Qyteti ndodhet rreth 200 kilometër larg kufirit somalez. Sulmi drejtohej kundër pjesëmarrjes së Kenias në një forcë paqëruajtëse afrikane, që përpiqet për stabilizimin e gjendjes në Somali.

Vrasja e studentëve në Kenia ka shkaktuar hidhërim dhe tronditje në mbarë botën. Presidenti amerikan Barack Obama dënoi ashpër sulmin terrorist të islamistëve kundër studentëve në Kenia. Në një bisedë telefonike me presidentin e Kenias Uhuru Kenyatta Obama i siguroi qeverisë në Nairobi dhe popullit kenian mbështetje, njofton Shtëpia e Bardhë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së deklaroi të premten në Nju Jork se anëtarët e tij janë të tronditur nga sulmi terrorist. Forumi vlerësoi rolin, që luan Kenia në luftën kundër terrorizmit, sidomos në luftën kundër milicëve Al-Shabaab.

Edhe BE e dënoi masakrën në lindje të Kenias. "Ekstremizmi i dhunshën ka goditur edhe një herë të drejtën e njerëzve në Kenia për paqe dhe lirinë e fesë", tha shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, të premten në Bruksel. Terroristët duan të përçajnë besimet e ndryshme fetare. BE do të ndihmojë qeverinë dhe njerëzit në Kenia, për të luftuar terrorin, tha Mogherini.