1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Al Kaida pa udhëheqësi - kush mbetet pas Bin Ladenit?

Osama Bin Ladeni është vrarë dhe kjo ka hapur dilemat e udhëheqjes së Al Kaidës. Por ky rrjet territorist kaherë nuk varet prej strukturave qendrore udhëheqëse. Në aspektin operativ veprojnë qelitë rajonale.

default

Kush e pason Bin Ladenin?

Me vrasjen e Osama Bin Ladenit, rrjeti terrorist Al Kaida nuk e ka humbur vetëm udhëheqësin e saj por edhe figurën simbolike. Por ai nuk ka mbetur pa udhëheqësi. Ka mbetur numri dy i këtij rrjeti Aimann Al- Savahiri, i cili vitet e fundit ka dërguar të

Obama im Situation Room

Sukses i madh i Obamës

paktën pesë herë më shumë mesazhe se Bin Ladeni. Ekspertët janë të mendimit se Savahiri gjendet në zonën kufitare me Pakistanin. Në vitin 2004 ai i ka ikur përpak armatës pakistaneze në një tunel. Dyshohet se ai tani ka një influencë më të gjërë.

Al Savahiri i përkiste me 11 shtator udhëheqësisë së ngushtë të afërt me Bin Ladenin dhe ishte i ngarkuar për shumë sektorë si ideologjia, logjistika dhe financat. Por sot rrjeti terrorist Al Kaida paraqet më shumë një organizatë ombrellë, e ndërlidhur me organizatat rajonale. Përveç gatishmërisë së përbashkët për vrasje, ato i lidhin shumë pak elemente të tjera. Eksperti për terrorizëm, britaniku Michael Chandler thotë se rrjeti terrorist ka tani më shumë karakter rajonal.

Ideologjia e përbashkët, aksionet e ndara

El-Kaida Ayman Al Sawahiri

Ayman Al Sawahiri

Abu Sajafi në Filipine, Jemaah Islamia në Indonezi apo Al Kaida në Maghreb - të gjitha këto organizata terorriste kanë një autonomi të gjërë operimi. "Ato kanë një rëndësi veprimi rajonal", thekson Chandler.

Ministri i ri amerikan i Mbrojtjes, shefi i deritanishëm i CIA-s, Leon Panetta pohon se Al Kaida edhe më tej është shumë e rrezikshme për Amerikën dhe aleatët e saj: "Udhëheqësit e saj në Pakistan vazhdojnë me aksione kundër trupave tona dhe të aleatëve në Irak, Afrikë apo vendet arabe", pohon Panetta.

Qëllim strategjik mbeten Iraku dhe Afganistani

Rrjeti terrorist në Irak ka pasur një aftësi të lartë veprimi këto vitet e fundit. Abu Musab al Sarkavi, udhëheqësi i Al Kaidës në Irak, u vra në vitin 2006, si pasojë e një sulmi amerikan nga ajri. Që prej atëherë janë zvogluar edhe sulmet vetëvrasëse në këtë vend. Edhe aftësitë opertative të Al Kaidës në Irak janë zvogluar, sepse disa prej udhëheqësve të saj gjenden në burg. Megjithatë sulmet vetëvrasëse nuk kanë përfunduar.

Mullah Omar tani është më i kërkuari

Gesucht: Mullah Mohammed Omar

Mullah Omari

Shefi i talibënëve afganë Mulla Omari ka mbetur pas vrasjes së Osama Bin Ladenit personi më i kërkuar në botë. Ndonëse udhëheqësit e talibanëve kohët e fundit kanë theksuar disa herë se janë distancuar prej Al Kaidës. Ky pohim mund të jetë edhe taktik, por me rritjen e shpresave që pas tërheqjes së ISAFI-t talibanët mund të bëhen një partner për bisedime me forcat perëndimore, zvoglohet edhe gatishmëria për sulme terroriste.

Vrasja e Osama Bin Ladenit e ka dobësuar me siguri Al Kaidën. Por ky rrjet terrorist kaherë nuk është varur prej tij. Në veçanti kur dihet që Bin Ladeni kohët e fundit ka jetuar më shumë nga miti se sa nga veprat.

Autor: Daniel Scheschkewitz / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti