1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Al-Kaida në Jemen

Al-Kaida ka kohë që është aktive në Jemen dhe me ndihmën e Nasser al-Vuhaishit arriti të organizohej mirë ushtarakisht.

Dyert e ambasadës gjermane në Jemen do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për një kohë të pacaktuar. "Ky është vlerësimi ynë, që e kemi bërë nisur nga vlerësimet amerikane," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Andreas Peschke në një intervistë me Deutsche Welle.

SHBA kanë mbyllur prej disa ditësh 22 ambasada dhe konsullata nga Afrika e Veriut deri në Azinë Jugore. për shkak të dyshimeve për sulme terroriste. Si mjaft e rrezikshme është vlerësuar situata në Jemen, nga ku SHBA dhe Britania e Madhe kanë evakuuar tashmë qytetarët e tyre.

Sipas New York Times, paralajmërimet amerikane për terror bazohet në mesazhe të përgjuara mes kreut të Al-Kaidës Aiman al-Zavahiri dhe kreutë të Al-Kaidës në Gadishullin Arabik (AQAP - Al-Qaeda in the Arabian Peninsula), Nasser al-Vuhaishi. Në to bëhej fjalë për "kërcënimet më konkrete dhe të besueshme që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001" - tha kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare në SHBA Michael McCaul.

Al-Kaida në Jemen

Al-Kaida ka kohë që është aktive në Jemen, por ajo përfitoi shumë prej kaosit dhe konflikteve të brendshme në Jemen dhe po e përdor këtë vend si bazë. Jemeni është vendi më i varfës arab. Pothuajse gjysma e 23 milionë jemenitëve jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë, rreth 30 përqind e popullsisë janë të papunë.

"Jemeni është pra një territor ideal për Al-Kaidën", mendon Günter Meyer nga Qendra për Kërkime mbi botën arabe në Mainz.

Po ashtu në Jemen ka shumë zona të paarritshme, ku mund të fshihen terroristët dhe në shumë pjesë të vendit, janë jashtë çdo kontrolli shtetëror të qeverisë kalimtare nën Abed Rabbo Mansur Hadin. Rebelët shiitë në veri, të ashtuquajturit rebelë Huti kanë vite që zhvillojnë betejat me trupat qeveritare. Separatistët ish-komunistë në jug të vendit kërojnë ndarjen nga Jemeni i Veriut.

Günter Meyer

Günter Meyer

Al-Kaida, shfrytëzoi këtë situatë dy vjet më parë, sidomos në jug të Jemenit për të zgjeruar sferën e saj të influencës: "Aty pati një sulm të madh nga al Kaida", thotë Günter Meyer. Por sulmet me avionë pa pilot nga SHBA gjatë 18 muajve të fundit gjatë të cilave u vranë të paktën 17 krerë të al-Kaidës bënë që disa grupe terroriste të tërhiqeshin nga disa zona.

Roli i Nasser al-Vuhaishit

Megjithë këto humbje me ndihmën e Nasser al-Vuhaishit AQAP arriti të organizohej mirë ushtarakisht. "Nasser al-Wuhaishi është një xhihadist karizmatik" thotë eksperti për Lindjen e Mesme Günter Meyer.

Nasser al-Wahaish, Führer Al-Kaida in Südarabien

Nasser al-Wahaish

Nasser al-Wuhaishi ishte sekretari privat i Osama Bin Ladenit në Afganistan. Në vitin 2001 ai u arratis për në Iran, por u ekstradua për në Jemen në vitin 2003 dhe atje edhe u burgos. Në vitin 2006 ai arriti të shpëtonte pasi në kryeqytetin e Jemenit Sanaa, pati një sulm masiv ndaj burgut.´i u arratis prej burgut dhe mori shpejt një një rol udhëheqës brenda AQAP-it për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Osama bin Ladenin. Që prej kësaj kohe terroristët nga Jemeni ka organizuar akte të ndryshme terroriste.

Përvjetorët si shkak

Sipas informacioneve të zëdhënësit për politikën e jashtme të CDU / CSU Philip Mißfelder, ekspertët parashikojnë që brenda Al-Kaidës ka lindur një lloj "lufte për pushtet dhe me atë që kush do të arrijë të kryejë sulmin tjetër të madh kundër Perëndimit.

Ndoshta një sulm i tillë mund të jetë përgatitur edhe pët javët e ardhshme, spekullojnë ekspertët, sepse në gusht dhe shtator përkujtohen disa raste aktesh terroriste, si përvjetori i parë i sulmit ndaj ambasadës së SHBA-së në Bengazi, ku u vra diplomati Chris Stevens, apo përvjetori i 11 shtatorit Shtator 2001.