1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akuzat për tregti me organe të njerëzve - Serbët kërkojnë hetim ndërkombëtar

20 Dhjetor 2010

Rasim Lajic udhëtoi për në Strasburg për të takuar Dick Martyn. Sipas tij " Serbia nuk kërkon asgjë tjetër përveç se të vërtetën e plotë mbi këto akuza“.

https://p.dw.com/p/Qga9
Në foto Rasim Lajic
Në foto Rasim LajicFotografi: AP

Zyrtarët serbë thanë se ata dëshirojë një hetim ndërkombëtar ndaj akuzave të ngritura për tregtinë me organe të civilëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Një zyrtar i qeverisë serbe udhëtoi këtë të hënë për në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës për tu takuara me senatorin zvicerian Dick Marty, i cili javën e kaluar publikoi raportin e tij mbi trafikun e mundshëm ilegal të organeve të njerëzve nga përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyrtari Rasim Lajic tha se „Serbia nuk kërkon asgjë tjetër përveç se të vërtetën e plotë mbi këto akuza“. Raporti i Martit vë në dukje se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ish komandant i UÇK-së ka dorë në këtë tregti të tmerrshme. Veshkat me gjasë ishin marrë nga serbë dhe kosovarë, kundërshtarë të UÇK-së në një vendbanim në Shqipëri.

Ndërkohë sipas gazetës kosovare "Express" të ditës së hënë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar i gatshëm për një takim të propozuar nga BE me presidentin serb Boris Tadic. Një takim së bashku është në "interes të të dyja vendeve", ka deklaruar Thaçi në intervistë me "Express"-in. Presidenti serb nga ana e tij u deklarua qysh të mërkurën i gatshëm për një takim të tillë.

Autor: afp / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti