1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Akuza të ashpra midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për zgjidhjen e emrit

Formula e dyfishtë: në marrëdhëniet dypalëshe dhe brenda vendit të përdoret emri Republika e Maqedonisë, në planin ndërkombëtar dhe në raport me Greqinë të përdoret një emër i ri i dalë nga kompromisi me palën greke.

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Një ditë para takimit formal në Nju-Jork midis ndërmjetësit Metju Nimic dhe ambasadoreve Dimitrov dhe Vasilakis për gjetjen e zgjidhjes së kontestit për emrin e Maqedonisë, në Shkup po mbahet takimi i katër liderëve të partive më të mëdha dhe presidentit Crvenkovski që ka të bëjë me harmonizimin e qëndrimit të Maqedonisë lidhur me emrin.

VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski përkrah propozimin e formulës së dyfishtë, ku në planin ndërkombëtar dhe në raport me Greqinë të përdoret një emër i ri i dalë nga kompromisi me palën greke, ndërsa në marrëdhëniet dypalëshe dhe brenda vendit të përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë. Lidhja Social Demokrate doli me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit të emrit, me të cilin siç thuhet nuk rrezikohet identiteti nacional, gjuha dhe kultura maqedonase.

Lojë fjalësh midis pozitës dhe opozitës maqedonase

Një ditë para takimit të Nju Jorkut, nuk mungojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-së akuzoi opozitën se me propozimin e tyre të fundit për çështjen e emrit dobësojnë pozicionin e palës negociuese maqedonase dhe kërcënojnë identitetin Maqedonas.
" Përse qëndrimet tuaja të fundit në 80 për qind përputhen me qëndrimet e palës negociuese greke? A jeni të vetëdijshëm se çfarë porosie trimëruese keni dërguar deri te pala negociuese greke,dhatë propozim i cili i prish pozicionet e palës negociuese maqedonase", thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski.

Çështja e emrit me Greqinë është tepër serioze që të vihet në sulme ditore politike me VMRO-DPMNE-në, vlerson LSDM-ja opozitare.

" VMRO me kthimin e formulës së dyfishtë nga e cila Gruevski u distancua para samitit të Bukureshtit, e vë në pozicion më të mirë palen greke ", thekson Aleksandar Çebotarev.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se nuk do të ketë pritje të mëdha nga takimi i së hënës mes liderëve të partive kryesore, presidentit dhe kryeministrit. Ai ka kritikuar qëndrimin e shprehur të opozitës maqedonase, për propozimin e bërë për emrin.Opozita duhet të ketë të qartë se çka nënkupton paraqitja e një pozicioni në opinion në periudhën kur vendi është në negociata intensive, thotë Milloshoski.

BDI mbështet emrin aktual kushtetues, por sipas kësaj partie do të mbështesin çdo zgjidhje të re të përbashkët. Për PDSH-në me rëndësi të veçant për vendin është zgjidhja e problemit, që të mos bllokohen proceset euro-integruese të Maqedonisë.

  • Data 06.10.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUtC
  • Data 06.10.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUtC