1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prova bindëse për përdorim torturash nga regjimi sirian

afp,dpa,rtr/mck21 Janar 2014

Një burrë i larguar nga Sira ka ofruar dëshmi për krime të rënda të regjimit të pushtetmbajtësiat sirian, al-Assad. Mijëra të burgosur duhet të jënë torturuar për vdekje.

https://p.dw.com/p/1AuEx
Baschar al-AssadFotografi: picture-alliance/dpa

Ekpsertë të njohur ligjorë kanë ngritur akuza të rënda kundër regjimit të pushtetmbajtësit al-Assad në Siri. Regjimi sirian sipas këtyre akuzave i ka torturuar në mënyrë sitematike dhe më pas i ka ekzekutuar mijëra të burgosur. Tre prokurorë kanë dëshmuar për ekzistencën e dëshmive të qarta të njerëzve të torturuar nga qeveria e al-Assadit duke u bazuar në ekzaminimin e mijëra fotografive të të burgosurve të vdekur që ishin nxjerrë fshehurazi nga vendi nga një dezertor, bëjnë të dituar gazeta britanike "Guardian" dhe televizioni amerikan, CNN. Ky burrë ka vënë në dispozicion rreth 55.000 foto të marra nga 11.000 të burgosur të vdekur.

Ekspertët i vlerësuan ato si autentike, njofton CNN dhe "Guardian". Raporti publikohet një ditë para nisjes së bisedimeve të paqes në Gjenevë të Zvicrës. Këto bisedimet shihen si përpjekja më e madhe diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit trevjeçar, që u ka marrë jetën mbi 100 mijë personave dhe ka zhvendosur miliona të tjerë. Raporti është publikuar me mbështetjen e Katarit, që nga ana e tij mbështet rebelët sirianë.