1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Akuza e kundërakuza politike në Shqipëri: Do të miratohet projektligji për dosjet?

Të hënën në orët e mbrëmjes në Parlamentin e Shqipërisë fillon seanca për miratimin e projektligjit për hapjen e dosjeve. Opozita do të bojkotojë seancën. Ajo është kundër këtij projektligji.

default

Tirana Parlamenti

Reagime për projektligjin e dosjeve ka pasur të hënën edhe nga faktori ndërkombëtar. OSBE / ODIHR-i i drejtuan thirrjen e rradhës qeverisë dhe maxhorancës parlamentare për të shtyrë miratimin e projektligjit për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të SIGURIMI-it. Thirrja e tyre vjen menjëherë pas dështimit të një takimi mes përfaqësuesve të dy palëve, për të arritur në momentin e fundit konsensusin e munguar disa orë para seancës së paralajmëruar ku pritet të miratohet ky projektligj.

Palët kanë mbetur në pozicionet e tyre të kundërta

Kryeministri Sali Berisha duket i vendosur për ta miratuar ligjin edhe pa votat e opozitës. Sipas tij maxhoranca i ka votat per ta miratuar atë. Berisha: "Ligjin do ta votojmë edhe pa ty. Duke mbrojtur ata që kanë torturuar, urdhëruar varjen e qytetarëve të pafajshëm, përdhos ndërgjegjen njerëzore" iu drejtua Berisha liderit te opozitës, Edi Rama.

Berisha.jpg

Sali Berisha

Vendosmëria e kryeministrit Berisha për të miratuar projektligjin e hapjes se dosjeve edhe pa votën e opozitës bie ndesh me reagimin e faktorit ndërkombëtar. Përmes deklaratave zyrtare publike ai ka sugjeruar përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe atë të opozitës në hartimin e tij.

Më aktivë kanë qenë diplomacia amerikane dhe prania e OSBE/ODIHR-it në Tiranë, që i konsiderojne antikushtetuese disa nene të projektligjit dhe sugjerojnë që ai të mos votohet sot në mbrëmje por të shtyhet për të arritur edhe përfshirjen e opozitës.

Qëndrimi i opozitës

Edi Rama Vorsitzender der Sozialistischen Partei in Tirana

Edi Rama, lider i opozitës

Opozita, nga ana e saj, deklaroi sot përsëri se do të bojkotojë seancën e mbrëmjes së sotme. Argumenti i saj kryesor kundër projektligjit të qeverisë për hapjen e dosjeve është nxitimi i maxhorancës për ta miratuar atë edhe pa voten e opozites. Lideri i opozitës, Edi Rama është shprehur sot: "Me ligjin e dosjeve Berisha kërkon të deligjitimojë dhe të sharërrojë pushtetin gjyqësor dhe për të bërë këtë i ka shpallur luftë prokurorëve dhe gjyqtarëve si edhe vetë opozitës. Ai është kapur pas viktimave të komunizmit për të shpëtuar anijen e qeverisë së tij që po mbytet në kënetën e korrupsionit" .

Opozita mbron pikëpamjen se projektligji i qeverisë synon hakmarrjen politike dhe jo dënimin e së kaluarës për t´í hapur rrugën zhvillimit të një shoqërie të shëndetshme. Për opozitën, maxhoranca kërkon që përmes shtrirjes së veprimit të ligjit edhe tek prokurorët dhe gjyqtarët të përjashtojë nga sistemi i drejtësisë ata që tani kanë në duar çështje të rëndësishme si dosja e Gërdecit, ajo e abuzimit me detyrën të Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, apo për çështjen"Fazlliç".

Stasi Akten Kartei

Kartelat e dosjeve. Pamje simbolike

Por kryeministri Berisha garanton se projektligji nuk ka të tilla synime. "Ky ligj synon të frenojë urrejtjen. Ai është një borxh moral ndaj viktimave të diktaturës" tha ai. Disa segmente të mazhorëncës kanë mbështetur sot deklaratën e kryeministrit Berisha për miratimin e projektligjit edhe pa votën e opozitës. "Mbështesim plotësisht maxhorancën për ta kaluar sa më parë këtë projektligj pa pritur konsensusin e opozitës" tha Ekrem Spahia, kryetar i Legalitetit, parti që merr pjesë në qeveri.

Qëndrimi i Presidentit Topi

Bamir Topi

Bamir Topi, President i Shqipërisë

Nëse sot në mbremje ky projektligj miratohet vetëm me votën e maxhorancës, fjala e fundit i mbetet Presidentit Bamir Topi për ta dekretuar apo jo atë. Ai u shpreh sot se" si politikan është pro hapjes së dosjeve por si President do të bëjë dekretimin ose jo ,pas miratimit të tij në Parlament."


DW.COM

  • Data 22.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLS9
  • Data 22.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLS9