1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Akuza dhe kërkim falje - U hap në Mynih procesi për vrasjen e Brunner-it

Në hapje të procesit gjyqësor në Mynih për vdekjen e dhunshme të Dominik Brunner-it dy të paditurit kërkuan falje për veprën e tyre. Ata mohuan para gjykatës së landit në Mynih që ta kenë vrarë me qëllim biznesmenin.

Njëri nga dy të akuzuarit në rastin e vrasjes Brunner, Markus S., me avokatin e tij Maximilian Pauls.

Njëri nga dy të akuzuarit në rastin e vrasjes Brunner, Markus S., me avokatin e tij Maximilian Pauls.

Ishte vrasje për hakmarrje apo gërshetim rrethanash të mbrapshta, pra plagosje me pasojë humbje jete, ajo që çoi në vdekjen e Dominik Brunner-it? Këtë pyetje duhet të sqarojë gjykata e landit në Mynih. Prokuroria është e bindur, dy të paditurit sot 18 dhe 19 vjeç vepruan ligshtmë 12 shtator 2009. Fillimisht donin të grabisnin katër nxënës në një tren rajonal dhe kur manaxheri 50-vjeçar Dominik Brunner ndërhyri dhe thirri policinë ata donin të hakmerreshin. Prandaj, kështu thuhet në aktpadi, ata zbritën me Brunner-in në stacionin Solln në jug të Mynihut, e ndoqën viktimën dhe e sulmuan me qëllimin për ta vrarë. Mbrojtja e sheh çështjen krejt ndryshe. Roland Autenrieth, avokati mbrojtës i Sebastian L.:

Avokatët mbrojtës: Akuza nuk mund të qëndrojë

"Jemi në prag të sjelljes së dëshmive, por duhet thënë që në bazë të dosjes së provave jemi të bindur se kjo akuzë nuk mund të qëndrojë."

Lule dhe qirinj për Dominik Brunner dhe kurajon e tij qytetare.

Lule dhe qirinj për Dominik Brunner dhe kurajon e tij qytetare.

Të paditurit treguan dje para gjyqit këndvështrimin e tyre për rrjedhën e ngjarjeve. Më i rrituri, Markus S., la avokatin e vet mbrojtës të lexonte deklaratëne tij, më i riu, Sebastian L., u përball me pyetjet e gjykatës. Nga hip hopper-ët modernë, siç paraqiteshin një vit më parë në internet, nuk dallohet më gjë.

Dy të akuzuarit shprehën keqardhje

Para gjyqit janë të dy të ndrojtur, të dyve iu vjen keq që e kanë kryer veprën. "Më vjen pafundësisht keq", thotë shprehimisht Markus S. "Unë vetë nuk do të mund t'ia fal kurrë vets." Të dy theksojnë se asnjëherë nuk donin vdekjen e Dominik Brunner-it, edhe katër nxënësit nuk donin t'i grabisnin, por vetëm t'i provokonin. "Desha të shisja ca mend dhe të isha cool", thotë Markus S. Që gjatë udhëtimit me tren ndërhyri Dominik Brunner-i dhe në fund informoi me celular policinë, këtë ata thonë se e kishin vënë re, por nuk i kishin kushtuar rëndësi. Sebastian L. shprehimisht: "Ne s'bëmë gjë, vetëm sa u futëm në sherr." Në stacionin Solln, ku shkallëzoi situata, zbritëm pak a shumë rastësisht, thonë. Pastaj Dominik Brunner-i papritur i sulmoi, thonë, dhe qëlloi me grusht në fytë Markus S. Vetëm atëherë ishin kundërpërgjigjur me goditje dhe shqelma.

Një numër i madh dëshmitarësh janë thirrur të dëshmojnë

Për të zbardhur rrjedhën e saktë të ngjarjes janë ftuar 53 dëshmitarë. Sot do të dëshmojnë të parët. Vendimi pritet që më 29 korrik. Procesi ndesh në interesin e madh të medies dhe të qytetarëve. Krimi i Solln-it, kurajoja qytetare e Dominik Brunner-it janë të paharruarara.

Autor: Thies Marsen / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 14.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OIO6
  • Data 14.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OIO6