1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Aktiviteti përkujtimor nuk duhet të jetë momenti final

Tre muaj pas bërjes publike të serisë së vrasjeve neonaziste Gjermania përkujton viktimat. Ripërpunimi i akteve të vrasjeve me sfond ekstremizmi të djathtë vazhdon.

Gjermania përkujton viktimat e serisë së vrasjeve

Gjermania përkujton viktimat e serisë së vrasjeve

Një aktivitet të të njëjtës natyrë nuk ka patur kurrë në Gjermani. Rreth 1200 të ftuar priten ditën e enjte (23 shkurt 2012) në Berlin, në sallën e koncerteve për të kujtuar viktimat e neonazizmit të vrarë nga viti 2000 deri 2007. Tetë nga dhjetë viktimat janë me origjinë turke, një me origjinë greke. Edhe një police gjermane ndodhet mes të vrarëve. Thirrja për një manifestim qëndror përkujtimor u dëgjua menjëherë pasi u bë e njohur seria e vrasjeve.

Shoku nuk ka kaluar, sepse megjithë indikacionet e shumta vrasjet nuk janë shpallur nga autoritetet e sigurisë si të krahut të djathtë ekstremist dhe se vrasësit mendohet të kenë qenë në rrethin e viktimave. Politika ka kërkuar falje publike për dështimin e shtetit. Përveç kësaj janë marra disa masa për të ndihmuar familjarët e viktimave, për të zbuluar rrënjët e esktremizmit të djathtë dhe për të përmirësuar strukturat e sigurisë.

Gjermania përkujton viktimat e serisë së vrasjeve

Gjermania përkujton viktimat e serisë së vrasjeve

Parlamenti gjerman shprehu keqardhjen

Parlamenti gjerman, Bundestag, shprehu "hidhërimin, prekjen dhe shqetësimin" pak ditë pasi u bë publike seria e vrasjeve, nëntorin e kaluar. "Ne na vjen turp që autoritetet e sigurisë të landeve dhe të federatës nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë në kohë dhe të pengojnë krimet e planifikuara dhe të kryera", tha presidenti i parlamentit, Norbert Lammert. Pesë fraksionet e parlamentit kishin dhënë më parë një deklaratë të përbashkët. Në tekst thuhet: "Ne na vjen shumë turp, që pas krimeve të tmerrshme të regjimit nacionalsocialist, ideologjia ekstremiste e djathtë prodhon njollë gjaku me vrasje të paimagjinushme."

ARCHIV - Die Bildkombo mit Polizeifotos zeigt undatierte Porträtfotos der acht Mordopfer Enver Simsek, Abdurrahim Özüdogru, Süleyman Tasköprü und Habil Kilic (oben, v.l.), sowie Yunus Turgut, Ismail Yasar, Theodorus Boulgarides und Mehmet Kubasik (unten, v.l). Der Polizistenmord von Heilbronn war wohl keine Einzelaktion. Die Bundesanwaltschaft zieht den Fall an sich: Sie sieht Verbindungen zu der Döner-Mordserie an türkischen und griechischen Ladenbesitzern. Foto: Bernd Thissen dpa (zu dpa 0412 vom 12.11.2011) Bildwiederholung mit Namensergänzung

Viktimat e serisë së vrasjeve

Ministrat e brendshëm: "Këneta intelektuale duhet tharë"

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich tha në debat se vrasjet nuk janë vetëm sulme ndaj njerëzve të veçantë, por edhe ndaj "shoqërisë sonë, rendit tonë liberal, demokracisë sonë". Ajo që mbetet të bëhet është premtimi për të sqaruar vrasjet, për të dënuar vrasësit dhe ndihmësit e tyre dhe për të tharë "moçalin intelektual" tek të cilat bazohen vrasjet.

Kjo deklaratë u shoqërua shpejt me vepra. Në muajin dhjetor një Qendër e përbashkët mbrojtjeje nga ekstremizmi i djathtë filloi punën. Në të punojnë së bashku autoritetet policore dhe të mbrojtjes së kushtetutës nga 16 landet dhe nga federata. Në mes të muajit janar qeveria nxorri një ligj të ri për të dhëna qëndrore të neonazistëve, në të cilën do të mblidhen informacionet për ekstremistët e djathtë të gatshëm për të ushtruar dhunë.

Viktimave u duhet kthyer dinjiteti

Takim kundër ekstremizmit të djathtë

Takim kundër ekstremizmit të djathtë

Sqarimin e shpejtë dhe të plotë të serisë së vrasjeve ekstremiste të djathta kërkoi edhe e ngarkuara e qeverisë gjermane me çështjet e të huajve, Maria Böhmer. Viktimave u duhet kthyer dinjteti, tha ajo në nëntor në një takim me përfaqësues të organizatave turke dhe greke. Ali Ertan Toprak nga komuniteti i alevitëve në Gjermani, tha se megjithë dhimbjen dhe tmerrin, ne duhet ta shohim veten si një shoqëri. "Kërkush nuk mund të na e heqë faktin që ne jemi pjesë e realitetit të këtij vendi, që edhe ne jemi gjermanë," tha Toprak.

Autor: Marcel Fürstenau / Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti