1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Aktivitetet e organizatave rinore gjermane për Kosovën & Rritja e tensioneve në Sanxhak

Organizata humanitare „Children for a better World e.V." (Fëmijët për një botë më të mirë) çdo vit shpërndan çmime për projekte sociale të organizuara nga vetë të rinjtë. Njëra nga tetë nismat e nderuara këtë vit ishte ajo e organizatës Jugend für Zukunft (Rinia për të ardhmen), e cila qysh nga viti 2003 angazhohet në Kosovë. Në ceremoninë e zhvilluar të enjten në mbrëmje në Berlin – Kreuzberg fjalën e nderit e mbajti ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Ai vlerësoi sidomos ndihmën që kanë dhënë të rinjtë për pajisjen e disa spitaleve me aparatura mjekësore. Një ide, e cila të rinjve u lindi, aksidentalisht.

Mbetemi edhe pak tek aktivitetet e të rinjve gjermanë që kanë të bëjnë me Kosovën. Organizata "Schüler Helfen Leben" (Nxënësit ndihmojnë jetën) u ofron të rinjve mundësinë për pjesëmarrje në një kamp ndërkombëtar në Kosovë, i cili do të organizohet prej 14 deri me 24 tetor. Kampi ka për qëllim që të rinjtë nga Gjermania të njihen me moshatarët e tyre kosovarë, me gjendjen, historinë dhe kulturën e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe në Kosovë do të jenë 13 nxënës gjermanë, të cilët fillimisht do të vizitojnë Prishtinën e më pas edhe Rahovecin. Gjatë vizitës do të mundësohen takime edhe më përfaqësuesit e politikës në Kosovë, të cilët do t'i informojnë ata për gjendjen atje. Të rinjtë e moshës prej 16 deri 25 vjeç do të takohen edhe me përfaqësuesit e ambasadës gjermane në Prishtinë.

Mosmarrëveshjet dhe konfliktet në Sanxhak më nuk janë vetëm koflikte në mes të dy politikanëve kryesorë të këtij rajoni, Rasim Lajiq dhe Sulejman Uglaninit, por po bëhen konflikt i një pakice me shtetin. Çështja është komplikuar edhe për shkak të përzierjes së fesë në këto mosmarrëveshje. Analistët pohojnë se pjesën më të madhe të fajit e mban vet qeveria në Beograd, e cila ka refuzuar të shoh problemin në rritje duke menduar se në qoftë se heshtë, problemi do të zgjidhet vetvetiu.

Autor: Anila Shuka/Vesna Rajkoviq/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 17.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PF3B
  • Data 17.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PF3B