1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aktivitete sensibilizuese kundër ekstremizmit të djathtë

Andrea Grunau13 Shkurt 2013

Vrasjet e NSU-së e kanë alarmuar opinionin gjerman. Shumë shkolla dhe institucione janë përfshirë në mënyrë aktive në luftën kundër ekstremizmit të krahut të djathtë.

https://p.dw.com/p/17d3k
Fotografi: DW/A.Grunau

"Sasha" nuk do ta tregojë emrin e tij të vërtetë. Edhe 20 vjet pas largimit të tij nga skena neo-naziste, ai ndihet i kërcënuar. Ditën e Parandalimit ndaj ekstremizmit të djathtë ai tregon para klasës 10D në një shkollë në Shverte, atë që bëri kur ishte 15- apo 16-vjeçar, si nxënësit që e dëgjojnë: "E kaloja gjithë ditën duke u përpjekur për t'ua bërë ferr jetën njerëzve të tjerë dhe pas kësaj ndjehesha më mirë. Pas çdo viktime që kisha, e ndjeja veten më të fortë."

Vrasjet e NSU-së e kanë tronditur, por dhuna ekstreme nuk qe e papritur për të. Ai përshkruan në mënyrë dramatike se si cinizmi dhe dhuna dominonin jetën e tij: "Në atë kohë unë rrihja fëmijë dhe gra, invalidë në karroca. U kam vënë zjarr njerëzve në flokë, ashtu kot. Në tren, në autobus, në qoftë se hipte dikush që nuk më përshtatej, kapesha tek hekurat dhe e qëlloja me çizme në fytyrë, pastaj dilja jashtë. "

Ekstremistët e djathtë nuk e kishin joshur atë me slogane të djathta, thotë Sascha: "Ato që më thuheshin nuk kishin të bënin fare me politikën apo ksenofobinë, përkundrazi, unë kisha miq të huaj, kam pasur një standard normal jetese."

Präventionstag gegen Rechtsextremismus in Schwerte
Dita e Parandalimit ndaj ekstremizmit të djathtëFotografi: DW/A.Grunau

Asokohe ai ishte 12 vjeç dhe nuk shkonte mirë në shkollë. Ai u miqësua me disa të rinj 20-vjeçarë që e morën me vete për një fundjavë në Belgjikë. Aty rreth zjarrit në një pyll ai pati mundësi të shkrepte edhe kalashnikovë. Kjo i hipi në kokë dhe i dukej vetja shumë i fortë. Më tej ai u tregon nxënësve se filloi të zhytej gjithnjë e më tepër në skenën e djathtë dhe të radikalizohej prej parrullave agresive, muzikës dhe dhunës.

Prindërit e tij nuk dinin si të silleshin me këtë situatë, thotë Sascha. Ai u lidh me partinë ekstremiste të djathtë NPD, mori pjesë në trajnime dhe filloi edhe vetë të bënte propagandë tek të rinjtë e tjerë. Pyetjes se si arriti të dilte nga kjo skenë Sasha iu përgjigj: "Para 20 vjetësh u dënova për një krim mjaft të rëndë me burg. Isha 19 vjeç dhe pata për herë të parë pas shtatë vitesh alkooli dhe drogash mundësinë të merresha për një kohë të gjatë me veten time dhe të mendoja." Krimi: "Unë rraha për vdekje në moshën e 19 vjeçare bashkë me një shok një të pastrehë që flinte në rrugë."

"Klasa hesht. Pastaj Sasha tregon për ndjenjat e saj kohe dhe cinizimin e personave të dhunshëm. Ai thotë se qe shumë i dehur dhe se sot i vjen turp për atë që ka bërë.

Präventionstag gegen Rechtsextremismus in Schwerte
Aktivitete sensibilizuese kundër ekstremizmit të djathtëFotografi: DW/A.Grunau

Në burg Sasha e kuptoi se çdo gjë që kishte bërë, ishte e gabuar. Ai arriti të shkëputet nga ekstremistët e krahut të djathtë, familja e tij e mbështeti.

"Ndëshkimi i vërtetë që mora nuk është burgu apo gjoba por ëndërrat e tmerrshme që shoh dhe mendimi që më ndjek që kam vrarë një njeri. Ky është në fakt ndëshkimi dhe me të drejtë. "

Dhe edhe pse që atëhere ai ka marrë vazhdimisht kërcënime nga ekstremistët e krahut të djathtë, ai angazhohet kundër tyre në seminare dhe diskutime me ekstremistë të krahut të djathtë, por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla.