1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Aktivitet sportiv organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë

Organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë, u mbajt në Prishtinë Turneu i IV Ndërkombtar i Futbollit, ku morën pjesë ekipe të institucioneve vendore, oganizatave ndërkombëtare dhe ambasadave që veprojnë në Kosovë.

Pjesëmarrës në turneun e futbollit në Prishtinë.

Pjesëmarrës në turneun e futbollit në Prishtinë.

Një pllakatë e madhe me legjendën e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer në stadiumin e Prishtinës është imazhi para të cilit ambasadori gjerman Hans Dieter Steinbach, bëri hapjen e Turneut të IV Ndërkombtar të fubollit, organizuar nga amabasada gjermane në Kosovë.

„Organizimi i një turneu të tillë tashmë është bërë traditë dhe unë shpresoj se kjo traditë do të vazhdojë, në mënyrë që institucionet kombëtare, ndërkombëtare si dhe ambasadat në Kosovë të kenë mundësi të shoqërohen. Unë jam i lumtur të shoh kaq shumë ekipe këtu në Prishtinë dhe sigurisht, më i miri prej tyre duhet të fitojë“, - tha ambasadori Steinbach.

Ambasada Amerikane, Agjencia Kosovare e Privatizimit, EULEX-i, GIZ (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman), ICO(Zyra Civile Ndërkomtbare në Kosovë), Ministria e Administratës Pubike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Europian, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, OSBE, Policia e Kosovës, Seniorët e KF-së Prishtina, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ambasada Gjermane, janë të 16-të ekipet që do të garojnë për titullin.

16 ekipe kombëtare dhe ndërkombëtare në garë

Christof Deisenberger, atashe i kulturës në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Christof Deisenberger, atashe i kulturës në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Christof Deisenberger, atashe i kulturës në Ambasadën Gjermane thotë se: „Jemi vetëm 16 ekipe se jo të gjithë kanë kohë, ndërsa të tjerë janë lajmëruar me vonesë. Por, është bukur kur sheh se të gjithë duan të luajnë. Kemi ambasada, institucione të Kosovës dhe ndërkombtare. Unë luaj në mbrojtje, në ekipin e Ambasadës Gjermane. Shpresojmë fitoren. Mirëpo, mbi të gjitha është e rëndësishme që të argëtohemi dhe çdo gjë të kalojë pa ndonjë lëndim“, thotë z.Deisenberger.

Të 16-të ekipet luajnë në katër grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet mbahen gjatë ditës, ndërsa nderimi zyrtar i tri ekipeve më të mira do të bëhet të shtunën (18.06.) me një koktej rasti në Stadiumin e Prishtinës.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: E. Xhani