1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aktivisti i të drejtave të njeriut Hu Jia nderohet me çmimin e Parlamentit Europian për lirinë e mendimit 'Saharov'

Gui Hao 24 Tetor 2008

Hu, që konsiderohet si një nga mbrojtësit e flaktë të të drejtave të njeriut në Kinë, po kryen aktualisht një dënim me heqje lirie në burgjet kineze. Për këtë shkak nuk mundi ta marrë vetë në dorëzim çmimin.

https://p.dw.com/p/Fg7i
Hu Jia
Hu JiaFotografi: AP

Në vështrim të parë Hu Jia nuk duket si luftëtar i ashpër për të drejtat e njeriut. 35-vjeçari është i vogël dhe i dobët dhe flet saktë dhe me strukturë si një profesor filozofie. Ai flet për mediat e huaja dhe dënon gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë. Angazhohet për të tjerë njerez të burgosur, anagazhohet për të sëmurët me SIDE dhe proteston me zë për mbrojtjen e mjedisit. Autoritetet kineze e kanë halë në sy.

Që prej vitit 2006 Hu Jia është jozyrtarisht në arrest shtëpie. Por ai kritikon edhe më tej. Të drejtat e njeriut nuk janë respektuar në prag të lojërave olimpike. Shërbimi mjekësor i të sëmurëve me SIDE në fshatra është i pamjaftueshëm.

Në nëntorin e kaluar ai mori pjesë përmes një webcam në një konsultim të Parlamentit Evropian për të drejtat e njeriut në Kinë. Pak pas kësaj u arrestua. Në një nga intervistat e tij të fundit ai kritikoi në dhjetor të 2007 në DW-RADIO mungesën e kujdesit për të sëmurët me SIDE:

„Unë mund të them me siguri, se diskriminimi i të sëmurëve me SIDE në Kinë është më i madhi në botë. Kjo ka të bëjë me atë, që qeveria kineze reagoi me kënaqësi të madhe, kur në botën perëndimore u bë i njohur virusi HIV në mesin e viteve 80-të. Aparati gjigand i propagandës e cilësoi sëmundjen rezultat të mënyrës së degraduar kapitaliste të jetesës. Drogat, homoseksualiti dhe prostitucioni janë qenë shkaqet e kesaj semundjeje. Ky mesazh i përçon opinionit kinez përshtypjen se të gjithë të sëmurët me SIDE janë vetë fajtorë. Ata janë të gjithë të ndyrë."

Të drejtat e njeriut janë universale

Hu u arrestua më 28.12.2007, mes krishtlindjeve dhe vitit të ri. Bota e mori vesh këtë në fillim të vitit 2008. Ai u akuzua për gjashtë artikuj kritikë ndaj regjimit botuar në internet dhe për dy intervista për shtypin e huaj. Supozohet se arrestimi ka lidhje me paraqitjen në video në Parlamentin Evropian. Kryetari i parlamentit Hans Gert Pëttering u indinjua, kur mori vesh lajmin, se Hu është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim.

„Në qoftë se Hu Jia ka kontaktuar me internet me Parlamentin Evropian, kjo është diçka që u përgjigjet standardeve ndërkombëtare. Duhet të kemi shkëmbime në nivel ndërkombëtar. Mundësia teknike ekziston sot, prandaj edhe duhet shfrytëzuar. Por për këtë arsye nuk duhet dënuar askush. Të drejtat e njeriut vlejnë kudo në botë - edhe në Kinë."

Por Kina e konsideron Hu Jia- në kriminel. Aktivisti më i njohur i të drejtave të njeriut në Kinë ka qenë edhe këtë vit kandidat për çmimin Nobel për paqen. Nderimi është për të dhe familjen e tij një ngushëllim, thotë Teng Biao, një i besuar i Hu-së dhe jurist në Pekin:

„Por ende është vështirë të thuash, nëse nderimi i shërben në këtë moment. Megjithatë nderimi i Hu-së është një stimul i madh për aktivistët për të drejtat e njeriut në Kinë."

Edhe kancelarja Angela Merkel e përshendeti dhënien e çmimit Saharov Hu Jia-s. Qeveria gjermane do të vazhdojë të angazhohet për lirimin e aktivistit për të drejtat e njeriut.

Çmimi Saharov

Çmimi që shoqërohet me 50.000 euro mban emrin e ish-disidentit sovjetik dhe laureatit të çmimit nobel, Andrej Saharov. Ai u jepet çdo vit personave, të cilët angazhohen për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.