1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Akti tjetër në dramën greke

Për shkak të recesionit të rëndë grekëve duhet t'u jepet një periudhë shtesë prej dy vjetësh. Kjo zgjatje do të kushtojë rreth 14 miliard dollarë fonde shtesë. Ekspertët po shqyrtojnë burimet e financimit.

Pas takimit të dështuar të BE-së për planifikimin e financave të Bashkimit Evropian, 17 vendet e grupit të euros kanë sot (26.11) mundësi për të treguar aftësinë e tyre për të vepruar. Për herë të tretë ministrat e Financave do të përpiqen nën drejtimin e kryeministrit të Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, për të vendosur mbi disbursimin e këstit të ardhshëm të paketës së ndihmës për Greqinë gati të falimentuar.

EU Finanzminister zu Griechenland

Jean-Claude Juncker, në takimin e ministrave të Financave të eurogrupit

Junker bëri të qartë para takimit në Bruksel se durimi i tij ka një fund duke theksuar se në raundin e së hënës duhet arritur një përfundim, sepse situata është e tillë që ne duhet t'u japim fund këshillimeve." Juncker zhvilloi të shtunën një konferencë telefonike me ministrat e Financave të eurogrupit për të përgatitur takimin e sotëm.

Eurogrupi kërkon 14 miliardë euro shtesë

Të hënën e kaluar, 17 vendet e euros dhe kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, nuk arritën të binin dakord në negociatat për financimin e paketës së nevojshme për Greqinë. Problemi është se Greqia për këstin e ardhshëm ka nevojë jo vetëm për 31 miliardë euro si qe planifikuar, por për 45 miliardë. Për shkak të recesionit të rëndë grekëve duhet t'u jepet një periudhë shtesë prej dy vjetësh.

Kjo zgjatje do të kushtojë rreth 14 miliard dollarë fonde shtesë. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble refuzon të ofrojë një paketë shtesë ndihmash për Greqinë dhe t'ia paraqesë atë për miratim Bundestagut në Berlin. Prandaj, ekspertët e grupit të euros kanë vendosur për të shqyrtuar burimet e tjera të financimit. Fjala është për instrumente të tilla si lehtësim të interesave për kreditë aktuale, apo heqjen dorë nga ana e Bankës Qendrore Evropiane prej interesave për borxhet e vjetra që ka marrë Greqia në tregjet financiare. Nëse prej këtyre masave do të mund të mblidhen vërtetë 14 milionë €, është e diskutueshme, thonë burimet nga qarqet e eurogrupit . Ndoshta, kësti i ri për Greqinë do të ndahet në shuma të vogla, për të rregulluar gradualisht financimin. Eurogrupi do t'i paguajë pra ndihmat në këste.

Greqia po vepron, por me vonesë

Trojka e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, thekson se Greqia i ka miratuar programet e nevojshme të kursimeve dhe reformat. Por me zbatimin e vendimeve të tilla, Greqia po mbetet pas afateve. Edhe për këtë janë të nevojshme dhe dy vjet shtesë për të ulur barrë borxhit nën nivelin 120 qind. Përveç kësaj në Greqi, rënia nga recesioni është me e rëndë se sa pritej.

FMN mund të ndryshojë mendim

Brüssel EU-Finanzministertreffen

Christine Lagarde në takimin e ministrave të Financave të eurogrupit

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga qarqet e eurogrupit , drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka hequr ndërkohë dorë nga kundërshtimi i saj për një zgjatje të planit të afateve për Greqinë. FMN pritet të jetë e gatshme që në vitin 2020 të pranojë një borxh të Greqisë në masën 124 për qind të prodhimit ekonomik vjetor (GNP). Plani ishte për 120 për qind. Aktualisht borxhi përbën rreth 170 për qind të prodhimit ekonomik vjetor. Për shkak të recesionit në vazhdim në vitin e ardhshëm ky do të vazhdojë të rritet.

Aktualisht Greqia po mbahet me borxhe afatshkurtra të financuara në mënyrë indirekte nga Banka Qendrore Evropiane. Në të kundërt vendi do të kishte qenë i paaftë financiarisht që të premten e kaluar.

  • Data 26.11.2012
  • Autor Bernd Riegert/PP
  • Fjalët kyç BE, Greqi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16pWe
  • Data 26.11.2012
  • Autor Bernd Riegert/PP
  • Fjalët kyç BE, Greqi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16pWe