1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Aktet kriminale në veri të Kosovës po hetohen nga ekipe të përbashkëta të policisë së misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës

KFOR-i: fillimisht i duhet dhënë shansi procesit politik dhe paqësor në veri të Kosovës para se të shqyrtohet një operacion çarmatimi.

epa02847907 German General Erhard Buehler (R) and Serb negotiator Borislav Stefanovic (L) talk on a road in the village of Rudare near Zvecan, Kosovo, July 29, 2011. Serbs in restive northern Kosovo on 29 July maintained their barricades of two key roads in defiance of an order to call off their protest against NATO_s Kosovo peace-keeping mission KFOR and European Union law enforcement agency EULEX. The Serbs, who are accusing the two missions of siding with the Albanian majority and government in Kosovo, have parked tractors, trucks, logs and tyres in the middle of the roads. The barricades were set up after violence erupted in the area earlier this week, claiming the life of a policeman, in an escalation of a trade war between Serbia and its former province. The Kosovo government moved to take over the border checkpoints in the mostly Serb north in order to enforce a trade embargo on Serbian goods. Serbs reacted by torching one of the crossings. EPA/STR **SERBIA OUT** +++(c) dpa - Bildfunk+++

Zyrtarë të misionit EULEX dhe ata të policisë së Kosovës, thonë se hetimet për ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës akoma janë në fazën e mbledhjes së dëshmive. Rezultate deri tash nuk ka, mirëpo, sipas zëdhënësit të misionit EULEX, Blerim Krasniqi, këto hetime janë me prioritet për misionin.

“Aktet kriminale që ndodhën muajin e shkuar në veri të Kosovës janë duke u hetuar nga ekipe të përbashkëta të policisë së misionit EULEX dhe policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e prokurorëve të EULEX-it. Është duke u hetuar vrasja e zyrtarit policorë të policisë së Kosovës, tentimvrasja e policëve të Kosovës si dhe incidentet serioze në pikat një dhe 31”, thotë për programin tonë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Zëdhënësi Krasniqi hedh poshtë zërat se policia e Kosovës dhe misioni EULEX, janë duke zhvilluar hetime të ndara për ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës.

U: Eulex Polizist in Kosovo B: Ein Polizist von den EU mission EULEX in Kosovo D: August 2010

Polic i Eulex-it


“Vetë fakti që janë duke u bërë hetime të përbashkëta do të thotë se informacionet shkëmbehen përbrenda ekipeve që janë duke i hetuar këto raste. Si është theksuar shumë herë nga shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnak, këto hetime janë me prioritet për misionin”, thotë zëdhënësi Blerim Krasniqi.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm në qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, thotë për DW-në se ekipet hetuese të policisë së Kosovës bashkëpunojnë me ato të misionit EULEX, mirëpo sipas tij policia e Kosovës zhvillon edhe hetime të ndara për ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës.

“Ne kemi hetime të përbashkëta me misionin EULEX-in, por edhe misioni EULEX edhe policia e Kosovës zhvillojnë edhe hetime të ndara”, thotë ministri Bajram Rexhepi.

Ministri Bajarm Rexhepi, thotë se prioritet i organeve të rendit në Kosovë duhet të jetë edhe çarmatosja e si thotë ai, grupeve kriminale në veri të Kosovës. Ai nuk saktëson se kur do të ndodhë ky operacion, mirëpo, thotë se operacioni do të koordinohet me forcat paqeruajtëse të KFOR-it. “Ka shumë të armatosur që mbajnë armë ilegale përfshirë edhe snajperista, këto të dhëna ne i dimë. Çarmatosja e çdo individ që ka armë ilegale qoftë në veri apo jug, duhet të ndodhë, ky është obigim i policisë dhe kur do të ndodhë kjo, do të bëhet në koordinim me forcat paqerujatëse të KFOR-it”, thotë ministri i Brendshëm në qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Zyrtarë të forcave paqeruajtëse në Kosovë, thonë se KFOR-i për momentin nuk është i gatshëm që të ndërmarrë ndonjë aksion çarmatimi në pjesën veriore të Kosovës edhe pse një operacion i tillë mund të shqyrtohet në një plan afatgjatë. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Wichter, ka thënë për mediat lokale në Kosovë se fillimisht duhet dhënë shansi procesit politik dhe paqësor për gjendjen në veri para se të shqyrtohet ndonjë operacion çarmatimi i personave që mbajnë armë ilegale.

Autor: Bekim Shehu
Redaktor: Esat Ahmeti

  • Data 22.08.2011
  • Fjalët kyç Eulex
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12LH3
  • Data 22.08.2011
  • Fjalët kyç Eulex
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12LH3