1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Aksione të shërbimeve sekrete perëndimore në Siri

Deri tani ka qenë e paqartë nëse shërbimet sekrete të vendeve perëndimore ndihmojnë dhe sa e ndihmojnë opozitën siriane. Në media qarkullojnë spekullime të ndryshme. Po sa më shumë kalon koha aq më e qartë bëhet pamja.

default

Siri- Ushtarë të Ushtrisë së lirë (FSA)

Qëndrimi diskret është një nga virtytet kryesore të shërbimeve sekrete. Prandaj ato kujdesen që edhe për veprimtarinë e tyre në Siri të mos bëjnë shumë gjëra të njohura. Zyrtarisht qeveritë perëndimore e kanë hedhur poshtë një angazhim ushtarak në Siri. Megjithatë, nuk mund të mbahet më e fshehtë që ato janë aktive në atë vend.

Që prej një periudhe të caktuar kohe, agjentë të CIA-s kontrollojnë në Turqi transferimin e armëve për rebelët sirianë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve aty është aktiv edhe shërbimi i fshehtë britanik. Ai vëzhgon nga Qiprua zhvillimet në Siri dhe furnizon rebelët me informacione me rëndësi strategjike. Sipas Erich Schmidt-Eenboom, drejtor i Institutit Studimor për politikën e paqes në ëeilheim të Bavarisë së Epërme, njohuritë për aksionet "diskrete" të shërbimeve sekrete nuk janë të habitshme. „Në Siri punojnë për ndryshimin e qeverisë të gjitha shërbimet sekrete që kontribuan në Libi për rrëzimin e qeverisë së Gaddafi-t“, shpjegon ai në bisedë me Dë.

Aktivitete të CIA-s nga Turqia

Flugzeug Syrien Türkei Passagierflugzeug Landung Zwangslandung Flughafen

Avionë për transportin e armëve, Ankara

„Shërbimi sekret amerikan CIA është prej muajsh aktiv duke ushtruar aktivitetin e tij nga Turqia,", shpjegon Schmidt-Eenboom. I këtij mendimi është edhe David Pollock, drejtor i Institutit të Uashingtonit për politikën e Lindjës së Afërme. Megjithatë ai thekson se aktivitetet e CIA-s prej atje janë shumë të kufizuara. Edhe njoftimet e shtypit amerikan shkruajnë se shërbimet sekrete amerikane janë përqëndruar në transportin e organizuar të armëve: Kryesisht raketat dhe kokat ndezëse nuk duhet të bien në duart e ekstremistëve fetarë. Armët financohen nga Turqia, Arabia Saudite dhe Katari. "Perëndimi ndihmon forcat e moderuera në Siri. Kurse Katari përkrah grupimet fundamentaliste“, thekson Schmidt-Eenboom.

Qeveria amerikane kërkon t`i verë rebelëve në dispozicion imazhe të marra nga satelitët që tregojnë për lëvizjen e trupave. Mendohet po ashtu për të ndihmuar në ngritjen e një shërbimi të vetin sekret. Nuk dihet nëse vendimi për këtë është marrë. Presidenti Barack Obama ka thënë ndërkohë së CIA do mbështesë rebelët me logjistikë. SHBA kanë njoftuar edhe ndihma financiare në ndihmë të kryengritësve. Ata do të marrin 15 milionë dollarë për mjete komunikimit. „Ndihma financiare nga Amerika nuk i shërben furnizimit të armëve," thotë David Pollock dhe shton: „Shumat e parave janë për marrjen e teknikës së komunikimit dhe të teknikës mjekësore.“

Ndihmësit francezë

Türkei Syrien Grenze Grenzposten bei Akcakale Passkontrolle

Kufiri turko- sirian, Akcakale

Mes vendeve evropiane Franca, ish fuqi koloniale në Siri, luan sot një rol të madh. Në bashkëpunim me partnerët nga Arabia Saudite dhe Turqia, shërbimi sekret francez ndihmon që njerëz të besuar të Assadit t`i kthejnë kurrizin atij dhe të largohen nga vendit. Arratisja e gjeneralëve, politikanëve dhe personave të tjerë nga rrethi i Assadit, duhet të dobësojë moralisht regjimit. Ata që e bëjnë një gjë të tillë shpëtojnë nga reaksionet e vendasve dhe dalin të lirë në perëndim. Largimi ia vlen edhe nga ana financiare.

Sekreti i hapur i Berlinit

Edhe shërbimet sekrete gjermane janë aktive në Siri, shpjegon Schmidt-Eenboom, duke kooperuar me kundërshtarët e Assadit. BND, Shërbimi federal i inteligjencës mban të njëjtin pozicion si partnerët e tjerë perëndimorë. Paqartësi ekzistojnë mbi detyrat që kryen një anije e marinës gjermane që ndodhet prej javësh në Mesdhe. Sipas supozimeve të mediave gjermane kemi të bëjmë me një anije spiunazhi, por ministria gjermane e Mbrojtjes e hodhi këtë poshtë, duke thënë se misioni i anijes është zbulimi dhe paralajmërimi i hershëm.