1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Aksion politik i PKK-së - Rëmbehen tre turistë gjermanë në Lindje të Turqisë

Në Lindje të Turqisë luftëtarët e partisë së ndaluar kurde PKK rëmbyen tre turistë gjermanë. Aksioni i PKK-së drejtohet kundër qeverisë gjermane dhe konsiderohet si hakmarrjeje për masat e Gjermanisë kundër PKK-së.

default

Kamp turizmi në malin Ararat në Lindje të Turqisë

Të rëmbyerit janë tre alpinsitë gjermanë. Ata ishin në marshim me një grup prej 13 udhëtarësh nga Bavaria. Destinacioni i tyre ishte ngjitja në malin Ararat 5100 metra i lartë, direkt në kufirin me Armeninë. Grupi kishte një vizë speciale për zonën kufitare dhe e kish nisur turin qysh të hënën (07.07.) Të martën në mbrëmje ata ndërtuan kampin në lartësinë rreth 3200 metra. Rreth orës 23, sipas orës lokale mbërritën 5 luftëtarë guerilas të armatosur, kërcënuan grupin dhe morën peng tre burra. Udhëtarëve të tjerë iu morrën telefonët celularë, mësohet më tej.


Guvernatori i provincës lindore të Anadollit, Agri, mediet turke dhe ato ndërkombëtare njoftojnë, se 5 personat e armatosur i përkasin grupit në ilegalitet të partisë së ndaluar kurde PKK. PKK-ja konsiderohet në të gjitha vendet e BE-së, si dhe në SHBA, Turqi dhe në Irak, ku ajo ka kampet e veta, si organizatë terroriste. Sipas të dhënave të medieve turke me vetëdije janë marrë peng tre qytetarë gjermanë. Si argument thuhet, se ky aksion është bërë në shenjë hakmarrjeje , sepse autoritetet gjermane kohët e fundit kanë vepruar ashpër kundër PKK-së si dhe kundër organizatave që e simpatizojnë atë. Një veprim konkret ishte ndërhyrja e autoriteteve gjermane kundër zyrës së kanalit Roj-TV i afërt me PKK-në, që jep një program satelitor nga Danimarka.


Ministria e jashtme dhe ambasada gjermane në Ankara e konfirmuan informacionin për marrjen e tri pengjeve. Ditë më parë Ministria e Jashtme dha udhëzimin për qytetarët, që të evitojnë udhëtimet në zonat e provincat me shumicë kurde Hakari, Sirnak, Mardin. Gjithashtu në këtë udhëzim bëhej e qartë, se si pasojë e masave të marra nga pala gjermane kundër televizonit në gjuhën kurde i afërt me PKK-në Roj-TV nuk mund të përjashtohen aksionet e hakmarrjes nga terroristët e PKK-së. Ka shumë gjasa që kjo pengmarrje të ketë sfond politik.

  • Data 10.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZQw
  • Data 10.07.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZQw