1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Aksident i rëndë në Itali me 38 të vdekur

Në një aksident të rëndë në jug të Napolit të dielën në mbrëmje kanë humbur jetën 38 pelegrinë. 11 janë plagosur, mes tyre 4 fëmijë.

Në një aksident të rëndë me autobuz në jug të Napolit të dielën në mbrëmje humbën jetën 37 pelegrinë dhe shoferi. Autobuzi u rrëzua nga një urë e autostradës A16 në thellësi prej tridhjetë metrash. Forcat e shpëtimit të zjarrfikësve italianë njoftojnë se 11 vetë janë të plagosur, ndër ta katër fëmijë. Një pasagjer nuk është gjetur ende mengjezin pas fatkeqësisë.

Pelegrinët nga rrethinat e Napolit në një ekskursion gjatë fundjavës kishin vizituar disa vende pelegrinazhi të Shenjtit Padre Pio, ndër të tjera edhe vendlindjen e tij, Pietrelcina. Pas përplasjes pranë Monteforte Irpino autobusi u nda në dy pjesë. Pas tetë orë kërkimi të skuadrave të shpëtimit në fund të një shpati të pjerrët pranë Avellinos kufomat u vendosën në palestrën e një shkolle.

Sipas mediave italiane autobusi duhet të ketë hyrë me shpejtësi të lartë në një pjesë të autostradës, që konsiderohet si veçanërisht e rrezikshme. Një i mbijetuar tregoi se goma e majtë e përparme ishte çarë, pak para së autobuzi të përplasej me fundin e kolonës së trafikut të bllokuar. Shumë persona në automjetet, me të cilat u përplas autobusi, u plagosën. Prokuroria e Avellinos nisi hetimet për të sqaruar shkakun e rrëzimit.

Pasagjerët ishin një grup shokësh, që sipas të dhënave të të mbijetuarve bënin rregullisht ekskursione të përbashkëta. Fundjavën e kaluar ata kishin vizituar vende pelegrinazhi dhe banjat termale të Teleses, që ndodhen pranë Pietrelcinës.