1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ajo që i rrëmbeu këta njerëz ishte Amerika

A do të pranojë Gjermania të strehojë disa prej të burgosurve të Guantanamos? Kjo është edhe temë e shtypit të sotëm gjerman.

Obama Guantanamo SHBA

Obama Guantanamo SHBA

Pezullimi i proceseve ndaj të burgosurve të Guntanamos prej presidentit të ri amerikan Barack Obama ka ngjallur në Gjermani sërish diskutime në lidhje fatin e 245 të burgosurve që gjenden në këtë kamp.

Gazeta Neue Presse (Hanover) shkruan:


Atë që e ka e ka, Barack Obama nuk e zgjat shumë. Pezullimi i proceseve është hapi i parë drejt mbylljes së kampit të të burgosurve në Kubë. Po ç'do të ndodhë me të burgosurit e pafajshëm, që nuk mund të dëbohen në vendet nga vijnë? Edhe pse në Evropë kanë filluar që tani debatet për këtë temë, ai që duhet t'i japë zgjidhje këtij problemi është vetë Obama. Tek e fundit ajo që i rrëmbeu këta njerëz ishte Amerika. Gjithësesi me Obamën po bëhet më e mundur gjetja e një zgjidhjeje të mirë.


Gazeta "Mannheimer Morgen" shkruan:


Grindjet e ndezura në radhët e koalicionit në Berlin, për të ardhmen e të burgosurve të Guantánamos janë pjesë e fushatës elektorale që po afron. Sidomos MPJ, socialdemokrati Shtajnmajer (Steinmeier), do të pozicionohet mundësisht sa më afër Obamës. Por një çek blanko për pranimin e ish të burgosurve të Guantanamos nuk duhet të ketë. As vetë qeveria amerikane nuk e ka gjetur ende përgjigjen se ç'do të ndodhë me të burgosurit, si me ata pa zarar, edhe me terroristët. Politika gjermane duhet të ruajë gjakftohtësinë megjithë ethet e euforisë për Obamën.

(PP/ACA)

  • Data 22.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ge8m
  • Data 22.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ge8m