1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

AI ngre akuza të rënda ndaj regjimit të Assad-it

Regjimi sirian nën udhëheqjen e presidentit Bashar al-Assad është në fokus të kritikave nga organizata Amnesty International. Situata e popullsisë civile në qytetin Alepo paraqitet katastrofale.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International akuzon regjimin sirian të presidentit Baschar al Assad për vrasjen e shumë demonstruesve paqësorë dhe kalimtarëve në metropolin ekonomik, Alepo. Disa të rinj, por edhe fëmijë dhe të moshuar janë vrarë nga trupat qeveritare dhe milicët e lidhur me regjimin, thuhet në një raport të publikuar sot(01.08) nga AI. Disa prej të vrarëve kanë qenë thjesht kalimtarë që nuk kishin marrë pjesë në demonstrata. Familjet e viktimave ishin detyruar të jepnin deklarata të rreme se të afërmit e tyre janë vrarë nga terroristët e armatosur, thuhet më tej në raportin e AI.

Gjendje katastrofale në Alepo

Banorë të Aleppos largohen për në Jordani

Qindra mijëra braktisin vendbanimet e tyre në Aleppo.

Ndërkohë në Alepo pas luftimeve të pandërprera prej disa ditësh gjendja e popullsisë civile është katastrofale. Për katër ditë rresht mes kryengritësve dhe trupave të regjimit po zhvillohen luftime të ashpra. Qindra mijëra njerëz tashmë janë larguar nga vendbanimet e tyre, disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Frontet e luftimeve janë zhvendosur në mes të zonave të banuara. Sipas të dhënave të OKB të paktën dy milionë njerëz vuajnë nga dhuna.

Nga Alepo vijnë njoftime për mungesë furnizimi me ushqime dhe medikamente për popullsinë. "Ka disa ditë që kemi mbetur pa bukë, pa ushqim edhe për fëmijët", tregojnë banorët. Të shtënat e armëve dëgjohen kudo dhe mund të shkaktojnë viktima edhe tek civilët e rastësishëm. Presidenti Assad po përdor helikopterë ushtarakë për të bombarduar lagje të cilat janë nën kontrollin e kryengritësve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon paralajmëroi për rrezikun e një luftë civile me motive fetare dhe një rrezik për një shpërthim në tërë rajonin. Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara diskutoi për një rezolutë të re për Sirinë. Numri i të larguarve nga vendbanimet e tyre në Siri ka arritur në 2 milionë vetë. Një pjesë janë strehuar nëpër shkolla, xhami e ndërtesa të tjera publike, ndërsa një pjesë tjetër ka gjetur strehim në vendet fqinjë si Turqia, Iraku etj., bën të ditur UNHCR.

  • Data 01.08.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi (dpa, rtr)
  • Fjalët kyç Syrien; Aleppo; AI
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15hbT
  • Data 01.08.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi (dpa, rtr)
  • Fjalët kyç Syrien; Aleppo; AI
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15hbT