1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ai ka të gjitha shancet që të bëhet një president i madh

Përvjetori i parë i Obamës në postin e Presidentit amerikan është ndër temat më të komentuara edhe në shtypin e sotëm gjerman.

default

Para një viti Barack Obama dha betimin dhe u bë Presidenti i parë amerikan me prejardhje afro - amerikane. Me moton e tij "Yes we kan", Obama ua riktheu shumë njerëzve shpresat për dalje nga kriza më e rëndë ekonmike pas Luftës së Dytë Botërore.

"Të dëshpëruarit kurrë nuk do t'ia falin Presidentit Obama luftën të cilën nuk e ka filluar. Ata gjithmonë do ta kritikojnë për burgun, të cilin as e ka ndërtuar dhe as mund ta mbyllë menjëherë. Kritikat e tilla janë jopolitike. Obama deri tani ka ruajtuar nervat, madje edhe pas sulmit të pasuksesshëm në një aeroplan në Detoit. Kriza financiare do të ishte edhe më e thellë pa reagimin e tij të shpejtë. Reforma e sistemit të shëndetësisë është një prej problemeve më të mëdha sociale. Fakti që ai rrezikon të dështojë në ndonjë prej këtyre çështjeve, dëshmon edhe guximin e tij. Barack Obama ka përzgjedhur temat më të rëndësishme dhe ka nisur punën. Pikë. Ai ende nuk është një president i madh, sepse ka pak kohë që ka marrë kët post. Por ka të gjitha shancet që të bëhet një president i madh", konstaton gazeta " Abendzeitung" e Mynihut.

Ndërsa "Handelsblat", që botohet në Dyseldorf, pohon se "s'ka asgjë më të mirë se kur shikon të rrëzohet një yll i madh" dhe vazhdon: "Ata që e vlerësojnë punën e Barack Obamës në vitin e parë vetëm përmes krahasimit të qëllimeve dhe rezultateve, mund të kënaqen. Barack Obama nuk e ka reformuar deri tani sistemin shëndetësor, ligji për mjedisin nuk ka kaluar të gjitha instancat në Kongres, nuk e ka bindur udhëheqësinë iraniane që të heqë dorë nga programi bërthamor, ndërsa në Afganistan gjendja ushtarakisht nuk ka përjetuar ndonjë kthesë vendimtare. Nuk është mbyllur madje as kampi i Guantanamos. Po a do të thotë kjo se ai ka dështuar në të gjitha frontet? Me siguri që jo, sepse shumë gjëra që i ka lënë qeveria amerikane e presidentit të mëparshëm, nuk mund të përmirësohen brenda një viti", pohon komentatori i gazetës "Handelsblat".

Për fund veçojmë edhe komentin e gazetës " Offengurger Tageblatt".

"Sa duan njerëzit të identifikohen me stilin e Obamës dëshmojnë edhe thirrjet brenda Partisë Kristiandemokrate (CDU) që Angela Merkel të ndryshojë stilin e udhëheqjes. Ekziston nevoja për persona që sjellin ide për ardhmërinë dhe jo vetëm drejtimin e status quo-së. Ngritja e Obamës dëshmon se krizat lindin edhe persona të tillë, por fati shpesh luan me ta. Vizionerët shpesh dështojnë kur përballen me realitetin, por e mbjellin dhe e lënë pas vete farën e ndryshimeve", pohon kjo gazetë.

Autor : Bahri Cani / dpa

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LbRN
  • Data 20.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LbRN