1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

AI kërkon që BE të veprojë në përputhje me përgjegjësinë e tij

E drejta për të shprehur i lirë mendimin është një e drejtë bazë e guri themeltar, mbi të cilën u ndërtua 50 vjet më parë Amnesty International. Angazhimi për lirinë e mendimit u kthye në një pikërëndesë të organizatës.

Amnesty International - raporti 2011

Amnesty International - raporti 2011

Para së gjithash në botën arabe, blogerat, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut mbështeten gjithnjë e më fort në teknologji të reja, për të kërkuar reforma politike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Lajme për revolta, protesta dhe greva janë përhapur me vrull përmes internetit dhe kanë kontribuar kaq me vrull për përmbysjet në Egjipt dhe në Tunizi, thotë sekretari i përgjithshëm i seksionit gjerman të Amnesty International, Wolfgang Grenz: "Por nëse kthesa politike në botën arabe do të jetë e suksesshme, për këtë nuk ka garanci, sepse regjimet dhe pushtetmbajtësit kundërpërgjigjen me të gjithë ashpërsinë. Vendimi për ose kundër lirise dhe drejtësisë është në teh të thikës."

Në udhëkryq

Në Siri, Libi, Bahrein dhe Jemen, qeveritë nuk sprapsen së shtypuri demonstrata paqësore ose nga vrasjet, për të qendruar në pushtet. Njëkohësisht, ato përpiqen t'i vrasin edhe me armët e tyre kritikët e regjimit dhe që ta vendosin nën kontrollin e tyre aksesin për informacion. "Ata e bllokojnë aksesin në internet dhe bllokojnë rrjetet e telefonave celularë. Por shembujt në Egjipt dhe Tunizi tregojnë se atyre nuk u del gjithmonë llogaria", tha Wolfgang Grenz kur paraqiti raportin.

Edhe në Sudan, gazetarët, qytetarët aktivë në politikë dhe ata që mendohet se janë kritikë të regjimit pengohen në punën e tyre, thuhet në raportin e Amnesty International. Ata ndalohen, arrestohen, keqtrajtohen dhe ndiqen penalisht. "Në veri të vendit, gra, vajza të reja dhe meshkuj arrestohen për shkak të veshjes ose sjelljes së tyre dhe rrihen publikisht me kamzhik", raporton zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Amnesty International.

Të mos përsëriten gabime të së shkuarës

Wolfgang Grenz, AI

Wolfgang Grenz, AI

Në shumë vende të Afrikës së Veriut dhe të Lindjes së Afërme njerëzit kërkojnë ndryshim, si edhe në Egjipt. Por nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, thotë Wolfgang Grenz: në vend të themelimit të sindikatave të pavarura, në mesin e vitit 2011 hyri në fuqi një ligj që i trajton si vepra penale aksionet e protestës dhe grevat. Punëtorët, të cilët marrin pjesë në greva i kërcënojnë gjoba ose arreste. Prandaj përfaqësuesi gjerman i Amnesty International kërkon: "Qeveria federale, Bashkimi Evropian dhe qeveria e SHBA duhet të kërkojnë tani nga qeveria tranzitore egjiptiane dhe nga Këshilli Ushtarak me konsekuencë hapa konkretë për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut."

Më shumë se 100 aktivistë janë arrestuar ose vendosur nën arrest shtëpiak

Në Kinë, autoritetet i pengojnë gazetarët, avokatët e të drejtave të njeriut, ambjentalistët, shkrimtarët, por edhe qytetarë të zakonshëm që të sjellin në publik tema me rëndësi politike. Ata i akuzojnë pastaj për spiunazh, separatizëm dhe subversion. Që prej shkurtit, u arrestuan më shumë se 100 aktivistë të të drejtave të njeriut ose u vendosën nën arrest shtëpie, thotë Wolfgang Grenz.

AI kritikon në raportin vjetor 2011 edhe qendrimin e Gjermanisë dhe të vendeve të tjera të BE për të pranuar refugjatët në Afrikën e Veriut: "Kontrollet e ashpërsuara të kufirit, për mendimin tonë nuk janë zgjidhje për problemin e refugjatëve". Ndalimi i refugjatëve në det të hapur në Mesdhe, pa verifikuar shkaqet e tyre të arratisë paraqet një shkelje të së drejtës ndërkombëtare të refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut, tha Grenz.


Autor: Sabine Ripperger/Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 13.05.2011
  • Fjalët kyç amnesty
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11F48
  • Data 13.05.2011
  • Fjalët kyç amnesty
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11F48