1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

AI i bën thirrje Këshillit të Sigurimit ta dërgojë Sirinë para Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Sipas organizatës ka të dhëna se gjatë një aksioni në Tel Kalakh në mes të majit forcat siriane të sigurisë kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Demonstrata në Siri

Demonstrata në Siri

"Ata më lidhën kyçet e duarve te tavani, kështu që mezi arrija me majat e gishtave në tokë", me këto fjalë përshkroi një 20-vjeçar nga Tel Kalakh-u, atë që i bënë në burg, të frikshmin 'pozicion fantazmë'. Pastaj, vazhdon të tregojë i riu kundrejt Amnesty International-it, torturuesit më dhanë goditje elektroshoku në herdhe dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sulme sistematike ndaj popullsisë civile

50 vjet Amnesty International Një autobuz me mbishkrimin Ti mund të ndryshosh shumë.

50 vjet Amnesty International Një autobuz me mbishkrimin "Ti mund të ndryshosh shumë."

Në raport Amnesty mbërrin në përfundimin, se gjatë një aksioni të forcave siriane të sigurisë kundër demonstruesve në mes të majit në Tel Kalakh ka pasur (shprehimisht) "sulme të tërësishme dhe sistematike ndaj popullsisë civile". Gjatë tij janë arrestuar dhe më pas janë torturuar burra të panumërt. Nëntë kanë humbur jetën në burg, thotë Cilina Nasser e Amnesty International-it në Bejrut: "Protestat ishin përgjithësisht paqësore, kemi parë regjistrime filmike të tyre. Dimë, që më 27 prill ka pasur një incident, ku u vranë dy forca të sigurisë, por çështja është kjo: Edhe sikur të ketë pasur persona të armatosur në Tel Kalakh, gjatë kundërpërgjigjes së tyre forcat siriane të sigurisë duhet të kishin marrë parasysh të drejtat e njeriut dhe sigurinë e popullsisë civile."

Aksioni në Tel Kalakh shkaktoi një valë refugjatësh në Liban

Siri,demonstrata kundër Presidentit, Bashar Assad në Kfar Nebel

Siri,demonstrata kundër Presidentit, Bashar Assad në Kfar Nebel

Qeveria siriane pretendon, se asokohe nuk bëhej fjalë për demonstrues paqësorë, po për banda të armatosura dhe për kryengritës. Por vëzhguesit e pavarur e konfirmojnë këtë përshkrim vetëm pjesërisht. Për raportin Amnesty ka folur me më shumë se 50 vetë në Siri, në telefon, si dhe ka intervistuar dëshmitarë në Liban, shpjegon Nasser: "Ne dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut nuk kemi qasje në Siri. Rrjedhja e informacionit është shumë e kufizuar, sikurse raportimi në medie. Megjithatë ne përpiqemi të mbledhim sa më shumë informacione të jetë e mundur. Ajo, që kemi grumbulluar për veprimet e qeverisë siriane në Tel Kalakh, mjafton për të treguar, se me gjasa janë kryer krime kundër njerëzimit."

Por pyetja nëse qeveria siriane do të përfundojë vërtet para Gjykatës Penale Ndërkombëtare varet nga ajo, nëse Këshilli i Sigurimit e dërgon këtë vend në gjykatë dhe aktualisht kjo nuk ka të shumë gjasa.

Qyteti Hama nuk gjen qetësi

Ditët e fundit atje ka pasur 14 të vdekur, sipas të dhënave të tjera madje të paktën 22 të vdekur. Tanket vazhdojnë të jenë të stacionuara në periferi. Sipas të dhënave të opozitës forcat e sigurisë përparuan në disa vende në drejtim të të qendrës së qytetit. Prej ditësh në qytet ka grevë të përgjithshme. Të rinjtë kanë ngritur pengesa në rrugë me goma, të cilave u kanë vënë zjarrin, me kazanë plehrash dhe me thasë rëre, në mënyrë që të pengojnë përparimin e ushtarëve, të cilin druajnë.

Autor: Carsten Kühntopp/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica