1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

AI dhe Pro Asyl, kërkesë qeverisë gjermane për mbrojtjen e refugjatëve

Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, organizatat për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe Pro Asyl kërkojnë prej qeverisë gjermane mbrojtjen më të mirë të refugjatëve në Gjermani dhe Evropë.

Kryetari i organizatës Pro Asyl Günter Burkhardt

Kryetari i organizatës Pro Asyl Günter Burkardt

Ka ardhur koha që të trajtohen temat të cilat për muaj dhe vite të tëra presin një zgjidhje, pohon udhëheqësi i organizatës humanitare Pro Asyl, Günter Burkhardt:

Ne kemi nevojë për një politikë të mirë për të drejtat e njeriut. Kemi nevojë për një politikë koherente të jashtme, të brendshme, juridike, ekonomike dhe politikë zhvillimore. Deri tani këto gjëra nuk ishin të garantuara."

Rreth 200 refugjatë në ishullin grek Kreta

Rreth 200 refugjatë në ishullin grek Kreta

Gjermania duhet të heqë lejet e njëpanjëshme të qëndrimit

Në këtë kuadër kemi nevojë për një politikë më të mirë edhe lidhur me të drejtën e qëndrimit në Gjermani të refugjatëve të cilët deri tani nuk e kanë të zgjidhur çështjen e statusit, pohon Burkhardt. Sipas tij, Gjermania ka nevojë për një fillim të ri dhe heqjen e lejeve të njëpasnjëshme të qëndrimit, të tipit duldung (leje toleruese).

" Kemi rreth 60.000 njerëz, të cilët në Gjermani jetojnë më gjatë se gjashtë vjet, pa pasur asnjë shans për marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit. Këta 60.000 njerëz duhet të mbeten në Gjermani. Ai që jeton këtu për një kohë të gjatë, duhet ta ketë të drejtën e mbetjes, pa kushte."

Qeveria e re, zgjidhje më të mira dhe në nivel evropian

Qeveria e deritanishme e partive të Unionit dhe socialdemokratëve, në këtë aspekt, nuk ka ofruar ndonjë perspektivë. Këtë problem tani duhet ta zgjidhë qeveria e re. Aktivisti i organizatës Pro Asyl kërkon zgjidhje më të mira edhe në nivelin evropian.

Refugjatë në ishullin Lampaduza të Italisë

Refugjatë në ishullin Lampaduza të Italisë

" Ne presim që politika e "largimit të shikimit" duhet të përfundojë. Nga kancelarja kemi dëgjuar fjalë të qarta kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën. Për një politikë koherente dhe për realizimin e të drejtave të njeriut në një Evropë të hapur kemi nevojë jo vetëm në Gjermani, por në të gjitha vendet e tjera evropiane. Ne presim më shumë solidaritet brenda vendeve evropiane, më shumë humanitet dhe respektimin e standardeve për të drejtat e njeriut."

Një program për strehimin e refugjatëve, i domosdoshëm

Për ndarjen solidare të detyrave rreth mbrojtjes së refugjatëve, sipas përfaqësuesve të organizatave Pro Asyl dhe Amnesty International, i domosdoshëm është një program për strehimin e tyre. Pranimi i refugjatëve nga Iraku dëshmon se sa i domosdoshëm është një program i tillë. Wolfgang Grenz i Amnesty International gjeti fjalë të mira për zgjidhjen e problemeve të refugjatëve nga Iraku.

" Ishte mirë që qeveria federale njëkohësisht me vendimin në nivelin evropian për strehimin e refugjatëve, pranoi 2.500 refugjatë të ikur nga Iraku. Ne mendojmë se ky mund të jetë një fillim i mirë."

Një politik për ndalimin e refugjatëve në kufijtë e BE-së

Sa i përket politikës ndaj refugjatëve në vendet anëtare të BE-së, organizatat Pro Asyl dhe Amnesty International kërkojnë ndryshimin e politikës për ndalimin e refugjatëve në kufijtë e BE-së.

" Tek ne ekziston sistemi i kalimit të përgjegjësisë për pranimin e refugjatëve në vendet afër kufijve të jashtëm të BE-së. Ne kemi konstatuar se vendet e vogla si Malta, Qipro dhe Greqia janë të stërmbushura me refugjatë".

Gjermania me gjithë peshën e saj politike duhet të angazhohet për një zgjidhje të mirë dhe trajtmin si duhet të refugjatëve që vijnë përmes detit Mesdhe, thotë eksperti Wolfgang Grenz nga Amnesty International.

Në detin Mesdhe apo diku tjetër nuk ekziston ndonjë hapsirë ku nuk vlen e drejta për mbrojtjen e refugjatëve. Këto parime vlejnë gjithandej".

Të gjithë refugjatët duhet të gëzojnë këto të drejta, sepse në Libi apo vendet tjera në Veri të Afrikës nuk i gëzojnë ato. Ekspertët e këtyre organizatave kërkojnë edhe kontrollin më të mirë të agjencisë për mbrojtjen dhe sigurinë e kufijëve të jashtëm të BE-së, FRONTEX. Sipas tyre edhe kjo organizatë ka nevojë për respektimin e të drejtave të njeriut.

Autor: Sabine Ripperger/Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 03.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jx2O
  • Data 03.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jx2O