1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Ahtisari Plus": Raport i Institutit Kosovar për Hulumtime dhe Zhvillim të Politikave

Instituti Kosovar për Hulumtime dhe Zhvillim të Politikave i propozon politikës në Kosovë shpalljen e veriut të Kosovës si një zonë të veçantë për investime. Propozimi "Ahtisari Plus" kundërshtohet nga politika.

default

Ura e Mitrovicës

Instituti Kosovar për Hulumtime dhe Zhvillim të Politikave në një raport të fundit ka konstatuar se politika e Serbisë ka bërë që serbët e Kosovës të mos integrohen në shoqërinë kosovare dhe veriu i Kosovës të mbesë një rajon i pazhvilluar. Sipas raportit edhe politika pasive e bashkësisë ndërkombëtare dhe në një masë të caktuar edhe politika e institucioneve të Kosovës i ka shndërruar strukturat paralele serbe që veprojnë në Kosovë në një mit të kohës. Në këtë kuadër Instituti i propozon institucioneve kosovare që rajonin e veriut të Kosovës ta radhisin ndër prioritet e qeverisë si zonë të veçantë për investime.

Lulzim Peci, drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Zhvillim të Politikave shpjegon se propozimi i institutit është për një zgjidhje në disa faza. Peci: "Faza e parë nënkupton vendosjen e ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Faza e dytë nënkupton implementimin e procesit të decentralizimit që do të thotë, krijimin e komunës veriore të Mitrovicës dhe mbajtjen e zgjedhjeve atje në mënyrë që të ketë përfaqësues të zgjedhur legjitim nga radhët e serbëve të Kosovës. Dhe faza e tretë nënkupton që qyteti i Mitrovicës, pjesa veriore, ajo jugore dhe komuna e Zveçanit të bëhen zona të veçanta për investime".

Ky propozim, nuk ka gjetur mbështetje tek institucionet e Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se institucionet e Kosovës e kanë axhendën e tyre për veriun në përputhje me planin e Marti Ahtisarit dhe nuk do të ketë ndonjë lëvizje tjetër. Presidenti Sejdiu: "Vendosja e EULEX-it në veri nuk mund të kushtëzohet me asgjë. Ne do të insitojmë që me projekte zhvillimore që është politikë e jona e mëhershme të ketë investime jo vetëm në rajonin e veriut të Kosovës por në të gjitha rajonet e Kosovës".


Edhe zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, përkrah qëndrimin e presidentit. Plani i Marti Ahtisarit ka qenë kompromisi me i dhimbshëm që është bërë për Kosovën, thotë ai. Kompromise tjera nuk ka. "Unë mendoj se propozimi i institutit nuk e tejkalon më shumë sesa mendimin e një analize. Për Kosovën ka pasur një kompromis të dhimbshëm që ka qenë pakoja e Marti Ahtisarit, prandaj kompromise tjera nuk do të ketë."

Gjendja në veriun e Kosovës ka mbetur e pandryshuar që nga përfundimi i luftës, por pas shpalljes së pavarësisë ajo madje ka shënuar përkeqësim. Administrata Kombeve të Bashkuara është duke zhvilluar biseda me autoritetet e Beogradit në mënyrë që misioni i ri i BE-së EULEX të shtrihet edhe në veri të Kosovës, por kjo përpjekje vazhdon të kundërshtohet nga serbët e veriut dhe Beogradi zyrtar.

  • Data 28.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Five
  • Data 28.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Five