1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Ahmadinexhadi këmbëngul në kursin e tij atomik

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad pohon se vendi i tij e ka mbërritur numrin e mjaftueshëm të cetrifugave për pasurimin e uraniumit. Në një intervisë për televizionin shtetëror, Ahmadinexhad tha se Irani ka mbi 3000 centrifuga. Mediat pohojnë se ky numër teorikisht mjafton që brenda një viti të pasurohet uraniumi i nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore. Organizata për energji atomike, me seli në Vjenë, ka paralajmëruar se nga mesi i nëntorit do të paraqes një raport për bashkëpunimin e Iranit lidhur me programin atomik. Pesë fuqitë me të drejtë vetoje në KS të OKB, kanë paralajmëruar se do ta presin këtë raport, para se të vendosin për sanksionet eventuale kundër Iranit.

  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C531
  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C531