1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ahmadinexhadi dhe distancimi nga pushtetit - Garda Revolucionare në mësymje

Mes presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad dhe udhëheqësit të lartë shpirtëror Ali Khamenie ka patur muajt e fundit matje forcash, ku Ahmadinexhadi ka humbur. Ai tani është President vetëm sepse Khamenei e ka mëshiruar.

Gjenerali Rostam Ghasemi

Gjenerali Rostam Ghasemi

216 vota për, 22 kundër, 7 abstenime. Presidenti i Parlamentit , Ali Larijani bën të ditur rezultatet e votimit për ministrin e ri të Iranit për Naftën.

Rostam Qasemi quhet ministri. Ai është 47 vjeç dhe deri tani ka qenë gjeneral brigade i Pasdarn-it siç quhet, Garda Revolucionare.

„Unë jam krenar të jem një ushtar i vogël e Gardës së Revolucionit të Republikës Islamike. Unë do të përdor të gjithë forcën time për rindërtimin e vendit. Unë kam zbatuar në gjithë vendin qindra projekte, veçanërisht në sektorin e naftës".

Rostam Qasemi është oficer i pestë i Pasdaran-it, që merr një post të rëndësishëm ministri gjatë kohës që në pushtet është presidenti Mahmud Ahmadinexhad. Por, kësaj here kjo po ndodh kundër dëshirës së presidentit në detyrë. Ahmadinexhad kishte planifikuar ta zvogëlonte kabinetin e tij qeveritar duke u përqëndruar më shumë në axhendën e tij politike. Ndër të tjera ai dëshironte që Ministrinë e Naftës të bashkonte me Ministrinë e Energjisë që të mund të kishte më mirë në dispozicion të ardhurat valutore të vendit.

Gjenerali Rostam Gasemi pranë Ahmahdinexhadit

Gjenerali Rostam Gasemi pranë Ahmahdinexhadit

„Përvoja na mëson që është e mundur të bëhen gjëra të mëdha. E mundur është, një qeveri e vogël por efikase që të jetë e qëndrueshme dhe me dije të shumta. "

Parlamenti i prishi këto plane duke treguar edhe një herë sa shumë pushtet ka humbur presidenti në luftën për pushtet të zhvilluar me udhëheqësin më të lartë shpirtëror të vendit, Ali Khamenei. Naftën, energjinë, transportin dhe ndërtimin, telekominikacionin dhe sigurinë e brendshme - të gjitha këto sektorë janë zënë me lejen e Khameneit, nga oficerët e Gardës së Revolucionit.

Pasdaranët nuk kanë qenë kurrë kaq të vlefshëm dhe të rëndësishëm për qeverisjen e shtetit sa janë sot. Me Ministrinë e Naftës ata kanë një qasje të drejtpërdrejtë në burimet e valutave të huaja dhe të ardhurave të vendit. Këtë vit Irani do ta shesë 100 miliardë dollarë naftë dhe gaz, çka përbën rreth 80 për qind të të ardhurave valutore të Iranit. Aktualisht ministri i ri i Naftës, Rostam Qasemi shihet në perëndim si person non grata dhe ndodhet në listën e personave që nuk mund të lëvizin lirisht jashtë. Ka gjasa që ai së shpejti të hiqet nga kjo listë. Irani me gati 3,6 milionë fuçi në ditë është jo vetëm vendi i dytë më i madh në botë për prodhimin e naftës mes vendeve anëtare të OPEC-ut, por mbulon aktualisht edhe kryesinë e saj. Influenca e Pasdaran-it në politikën dhe ekonominë e Iranit sipas njoftimeve të ministrit të ri të naftës do të rritet edhe më tej.

Parlamenti iranian

Parlamenti iranian

„Ne jemi mirënjohës që mund të zevëndësojmë sipërmarjet e mëdha si Shell dhe Total pas largimit të tyre."

Rostam Qasemi dëshiron gjithnjë e më shumë të sjellë në pozitat kyçe shokët e tij nga Garda e Revolucionit. Ahmadinexhad, i cili kishte ndër mend të njejtën gjë, mund ta shikojë ndërkohë i çuditur.

Autor: Reinhard Baumgarten/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama