1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

„Agresiv janë të tjerët, jo unë“

Gati 3500 vetë kanë gjetur vdekjen gjatë vitit 2015 në Gjermani nga aksidentet rrugore - tendenca është në rritje. Si e vlerësojnë gjermanët sjelljen e tyre në trafik? Në Berlin u prezantuan rezultatet e një sondazhi.

Shumica e gjermanëve ndjehen të sigurtë në qarkullimin rrugor, por megjithatë ata nuk janë domosdoshmërisht të qetë: qofshin shoferë automjetesh, ata që udhëtojnë me biçikletë apo këmbësorët - gati gjysma e tyre e konsiderojnë trafikun si"stresues" ose "të vështirë". Këto janë rezultatet e një sondazhi nga Shoqata e Përgjithshme e Shoqërive gjermane të Sigurimeve. Janë intervistuar gjithsej 2061 përdorues të trafikut rrugor nga mosha 18 deri 93 vjeç.

Në anketim bëhej fjalë edhe për sjelljen agresive në trafik, pra për yshtje apo parakalim i imponuar. Vlerësimi për veten dhe për tjetrin janë shumë disproporcional: aftësitë vetiake të anketuarit i konsiderojnë zakonisht më të mira se ato të tjetrit. "Të gjithë të tjerët janë gjithmonë më keq, por vet e ke problemin nën kontroll", në këtë konkluzion arrin Siegfried Brockman, Drejtori i seksionit të Hulumtimit të Aksidenteve pranë agjencive të siugirmeve.

Atmosferë e acaruar në rrugët gjermane

Kjo del qartë nga përgjigjet lidhur me pyetjen, se sa shpesh shoferët e automjeteve shfaqin sjellje agresive ndaj të tjerëve në trafik. Shumë shpesh, është përgjigja më e përhapur. Po tek vetja juaj? Më rrallë, është përgjgija standard. Hendeku mes vlerësimit të vetes dhe të të tjerëve është një dukuri e njohur në psikologji, thotë Brockmann, por kjo është më fort e theksuar në trafikun rrugor.

Nga ana tjetër sa u përket kundravajtjeve prer agresivitetit konstatohen modele të caktuara: shoferët e rinj janë më agresiv se meshkujt më të vjetër dhe zakonisht meshkujt më agresiv se femrat. "Kundravajtjet, që kryejnë femrat janë më shumë të orientuara ndaj vlerësimit të vetvetes në hapësirën e qarkullimit, ndërsa tek burrat ndaj sundimit të kësaj hapësire", ka përfunduar Brockmans.

Edhe numri i kilometrave të përshkuara luan një rol. "Sa më shumë që udhëton me makinë, aq më agresiv bëhesh." Ata që udhëtojnë shpesh kanë ndjesinë që kjo sjellje është pjesë e tyre. Në përgjithësi agresiviteti vjen edhe nga fakti që të duhet t'ia dalësh mbanë "në një hapësirë të trafikut rrugor, që po zvogëlohet gjithnjë e më shumë".

Rreziku i aksidenteve për shkak të përdorimit të telefonit celular

Shumica e të anketuarve e konsiderojnë të rrezikshëm përdorimin e telefonit - si për telefonata, shikimin e e-mail-ve apo shkrimin e mesazhëve - duke ngarë makinën. 80 për qind e të anketuarve thonë që ata asnjëherë nuk bëjnë telefonata pa "speakerphone" kur ngasin makinën. Përgjigjja "kurrë dhe asnjëherë" s'është e vërtetë, thotë Brockman, për t'u bindur për këtë - thotë ai - mjafton të shkosh në rrugën më të afërt të Berlinit për të parë se si shumë shoferë duke ngarë makinën janë me celularët e tyrë në vesh.

Në këtë çështje, të anketuarit nuk kanë qenë shumë të sinqertë, druan studiuesi i aksidenteve, por janë përgjigjur ashtu siç do ta dëshironte shoqëria. Eshtë shumë e mundshme që përdorimi i smartphon-ve ka efekt negativ në statistikat e aksidenteve, megjithatë kjo është e vështirë të dëshmohet: vështirë që ndonjë shofer e ka pranuar pas një aksidenti, se është hutuar nga celulari, thotë Brockmann.

Gjoba rreth 60 Euro, për ata që përdorin celularin pa speakerphone duke ngarë makinën si duket nuk ka sjellë asnjë ndryshim. Sidomos probabiliteti, për t'u kapur nga policia, është shumë i ulët. Shoqëritë e sigurimeve janë të shqet7suara nga fakti, që numri i përdoruesve të smartpohnëve në makinë po rritet. "Ky problem është në rritje dhe ne nuk e kemi për momentin nën kontroll."