1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Agjencia kosovare kundër korrupsionit: 68 raste në gjashtë muaj

Agjencia kosovare kundër korrupsionit publikoi raportin e punes së gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Në këtë institucion janë paraqitur 68 raste korrupsioni, më shumë së gjysma e tyre janë proceduar në prokurori.

default

Agjencia Kundër Korrupsionit, në një raport në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, thotë se dhjetra raste të korrusponit ku janë të përfshirë zyrtarë të institucioneve tashmë janë proceduar në prokurori. Drejtori i agjencisë, Hasan Preteni, thotë se suksesi më i madh i punës së kësaj agjëncie është vetëdijësimi i qytetarëve për të lajmëruar rastet e korrupsionit. Sipas zotit Preteni, prokuroria është duke hetuar tetë raste të korrupsionit në Qeverinë e Kosovës, gjashtë raste në gjykata, katër raste në komuna dhe tre të tjera në ndërmarrjet publike.

Agjencia Kundër Korrupsionit, e ka filluar punën 2 vjet më parë dhe është organ i dalë nga kuvendi i Kosovës. Gjatë punës dy vjeçare dhe të dhënave të kësaj agjencie, policia ka arrestuar dhjetra persona, mirëpo jo ndonjë zyrtar të lartë të institucioneve, edhe pse disa nga ata janë nën hetime. Emrat e tyre nuk publikohen.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka kohë që ka kërkuar nga zyrtarët e lartë të institucioneve deklarimin e pasurisë së tyre. Shumica prej tyre e kanë deklaruar pasurinë, mirëpo, dhjetra sosh jo. Janë gjithsej 31 zyrtarë të lartë të cilët nuk kanë respektuar kërkesën e agjencisë për deklarim të pasurisë dhe ndaj tyre shumë shpejt do të merren masa, duke filluar nga ndërprerja e pagës deri tek largimi nga puna.

  • Data 17.07.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeDe
  • Data 17.07.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeDe