1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Agjencia Kosovare e Pronës ka para vetes ende shumë punë

Agjencia Kosovare e Pronës është kompetente edhe për rastet e zaptimit të pronësisë. Prej vitit 2006 ajo ka shqyrtuar dhe zgjidhur 22.000 kërkesa për pronësi. Rreth 80% e kërkesave janë paraqitur nga serbët.

Pas largimit të serbëve nga Kosova shumë fqinjë tëdikurshëm u kanë uzurpuar pronat

Pas largimit të serbëve nga Kosova shumë fqinjë tëdikurshëm u kanë uzurpuar pronat

Prej vitit 2006, kur zëvendësoi organizatën Habitat, Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) ka pranuar rreth 41.000 kërkesa për zgjidhjen e çështjeve të të gjitha llojeve të pronës private. Familjes Joksimoviq, e cila para 11 vjetësh është larguar nga Deçani dhe tani jeton në Nish, një fqinj i dikurshëm i ka uzurpuar rreth 22 arë tokë në qendër të qytetit. Ai e ka rrëzuar shtëpinë e vjetër për të ndërtuar për vete një të re. Biserka Joksimoviq thotë: "Që të shkojmë deri tek parcela jonë, shtëpia jonë, ne duhet të thërrasim Ali Dobrunën, ta lusim atë që të na pranojë. Më duhet të lajmërohem që të shoh nëse është i disponuar që të më pranojë."

Për raste të tilla kompetente është Agjencia Kosovare e Pronës (KPA). Zëvendësdrejtori i KPA-së Xhevat Azemi zakonisht nuk komenton raste të veçanta, sidomos nëse e nuk ka parë ende tërë dokumentacionin dhe nuk ka dëgjuar të dyja palët. Megjithatë: "Ne kemi mundësi që në fund kur vendimi të jetë përfundimtar dhe i detyrueshëm, nëse është e nevojshme edhe të rrëzojmë objektin, por deri tani nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë."

Agjencia Kosovare e Pronës ka shqyrtuar dhe zgjidhur deri tani 22.000 kërkesa për pronësi, ndërkohë që gjysma e tyre u janë kthyer pronarëve të vërtetë. Në rreth 11.000 raste pronarët kanë kërkuar që pronat t'u kthehen për t'i administruar vetë, ndërkohë që rreth 3.600 banesa, shtëpi dhe lokale janë dhënë në shfrytëzim me qira përmes agjencisë. Në këtë mënyrë vetëm gjatë tre viteve të fundit në llogaritë bakare të pronarëve të vërtetë janë paguar rreth dy milionë euro qira.

Flash-Galerie Kosovo

Zoti Azemi e pranon se pas shpalljes së pavarësisë ka probleme sa i përket zbatimit të vendimeve në Serbi. Ndërkaq sa i përket gjendjes në Kosovë ai thekson: "Ka qenë një periudhë vitin e kaluar me rastin e nxjerrjes së atyre që kishin uzurpuar pronën e huaj në rajonin e Pejës, kur nuk e kemi pasur mbështetjen e plotë të policisë. Megjithatë vitin e kaluar është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me policinë dhe që atëherë nuk kemi pasur më asnjë problem.".

Agjencia është e ngarkuar që ta kthejë sërish pronarin në pronën e tij, nëse pala parashtron një kërkesë të tillë, sqaron Azemi: "Në rastet kur ekziston një vendim përfundimtar me të cilin kërkohet kthimi në pronë atëherë ne e kryejmë. Aktualisht nuk kemi probleme të mëdha."

Azemi, përndryshe me profesion jurist, është i kënaqur me arritjet e deritanishme. Ai beson që mund të arrihet edhe më shumë dhe u këshillon atyre që u janë marrë pronat: "Agjencia të gjitha kërkesat do t'i zgjidhë me programin e vet, pa rënë nën ndikimin e askujt. KPA është në gjendje që të zbatojë vendimet e saj. Ndërsa të gjithë ata të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesat në afatin e paraparë (dhjetor 2007) duhet t'u drejtohen gjykatave për shkak se agjencia nuk pranon më kërkesa të reja."

Autor: Refki Alija / Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 10.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MOxz
  • Data 10.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MOxz