1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Afganistani vatër aktive - SHBA mendojnë spostimin e trupave nga Iraku në Hindukush

Iraku duket se gradualisht po del prej moçalit të dhunës. Uashingtoni nuk do ta rezikojë këtë zhvillim me tërheqjen e nxituar të trupave, por ndërkohë trupat janë të nevojshme në Afganistan.

default

Ushtar nga kontigjenti gjerman i ISAF-it në Afganistan

Në fundajvë (13.7.) u vranë nëntë ushtarë amerikanë gjatë një sulmi, që sipas të dhënave të forcës ISAF, "ishte planifikuar me kujdes" prej ekstremistëve në një nga postblloqet në afërsi të kufirit me Pakistanin. Kjo ngjarje nxjerr në pah forcimin gjithnjë e më shumë të Talibanëve në Afganistan. Qeveria e SHBA si rjedhojë do që t´i zhvendosë ushtarët në Afganistan dhe njëkohësisht të tërheqë trupat nga Iraku, ku vala e dhunës muajt e fundit po shënon rënie. Por qeveria e SHBA duhet të peshojë mirë, se çfarë reziqesh mund të pasojnë.


Michael O‘Hanlon, ekspert për Irakun pranë Institutit të Studimeve „Brookings-Institution“, sapo është kthyer nga Iraku, ku ka konstatuar përparime të dukshme: „Qëkurse i kemi përforcuar trupat, vala e dhunës kundër civilëve ka rënë me gati 80%.“


Debati i zjarrtë për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku si rjedhojë është zbehur, po ashtu ka rënë edhe vala e imazheve të horrorit që vinin vazhdimisht nga Iraku. Në vend të kësaj po shtohen lajmet tronditëse nga Afganistani. Humbjet në rritje të ushtrisë së SHBA, dëshmojnë rritjen e aftësisë goditëse të Talibanëve."


„Ne duhet të bëjmë më shumë atje", thotë presidenti Bush. „Ne kemi nevojë për më shumë ushtarë në Afganistan", thotë ministri i mbrojtjes Robert Gates. Më shumë trupa për Afganistanin janë të mundura, vetëm nëse mund të tërhiqen trupat nga Iraku. Për këtë shpreson ministri Gates: „Ne kemi të bëjmë me një proces në avancim. Nëse forcat irakiane të rendit frocohen dhe përmirësohen, atëherë ne mund t´i reduktojmë trupat tona në të ardhmen.“


Një gjë e tillë presupozon, që tendenca pozitive, por që megjithatë nuk është e qëndrueshme në Irak, të vazhdojë. Sa ka të bëjë me këtë duket, se komandantët e SHBA kanë optimizëm të rezervuar. Në prapaskenë qeveria amerikane është e shqetësuar për tjetër gjë: Rritja e vetëdijes së ushtarakëve irakianë. Eksperti ushtarak Kenneth Pollack pas udhëtimit të fundit në Irak krijoi të njëjtën përshtypje: „Tani forcat irakiane të rendit janë më të mëdha, më të afta dhe më të pavarura për të vepruar, njëkoëhsisht ato po bëhen të vetëdijshme për forcën e tyre. Të gjitha institucionet e tjera qeveritare në Irak janë të dobëta. Në vende të tjera të Lindjes së Mesme të tilla raporte përbëjnë bazën për puçe ushtarake. “


Kjo është dilema e qeverisë së SHBA. Çfarë reziku mund të krijohet, nëse përshpejtohet tërheqja e trupave? Në mes të shtatorit duhet të merret vendim. Deri atëherë sipas gjendjes aktuale mund të tërhiqen 8.000 deri në 24.000 ushtarë nga Iraku. Kjo masë ka për qëllim që të fitohet hapësirë për ofensivën e pranverës që pritet në Afganistan në fillim të 2009. Amerikanët duan të dërgojnë edhe gati 10.000 ushtarë të tjerë në Afganistan, për të përforcuar me rreth një të tretën kontigjentin e tyre të deritanishëm.


Sidoqoftë SHBA duhet të veprojnë me kujdes me kapacitetet e tyre. Shtatë vjet luftë në Afganistan dhe pesë vjet luftë në Irak e kanë konsumuar ushtrinë deri në kufijtë e kapaciteteve të saj.

  • Data 14.07.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcUr
  • Data 14.07.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcUr