1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Afganët mbajnë përgjegjësinë për pistoletat në tregun e zi

Pistoleta gjermane nga rezervat e Bundesverit janë shitur, sipas të dhënave të radios gjermanoveriore, NDR, në tregun e zi në Afganistan dhe në Pakistan. Bëhet fjalë për pistoleta të stampuara të tipit Walther P-1.

default

Ministria gjermane e mbrojtjes shpjegoi se 10 mijë armët, për të cilat bëhet fjalë, i janë dorëzuar Ministrisë së Brendshme në Kabul në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale. Tregtarë afganë dhe pakistanezë të armëve i kanë deklaruar radios NDR se në ofertë kanë qindra pistoleta gjermane.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të mbrojtjes: Armët janë dhënë si ndihmë për forcat e armatosura afgane qysh në vitin 2006

Ai deklaroi për radion gjermanoveriore se armët se Ministria e brendshme afgane është dashur t'i ndajë armët për policinë dhe ushtrinë. Informacione për tregti me pistoleta të Bundesvehrit nuk ka patur deri tani.

Por as qeveria gjermane e as njësia amerikane e sigurisë, përgjegjëse për armatimin në Afganistan, nuk e kanë ndjekur se çfarë ka ndodhur më tutje me këtë kontigjent armësh. Rainer Arnold, zëdhënës për politikën e mbrojtjes i fraksionit të socialdemokratëve (SPD) në Bundestagun gjerman deklaroi të hënën për radion kombëtare gjermane DLF:

Afghanistan Polizei Ausbildung von Polizisten Kabul

Përgatitja e policëve afganë në Kabul

"Se ne e ndihmojmë policinë dhe ushtrinë me pajisje, ka qenë diçka që dihej. Ky është po ashtu veprim i drejtë. Ne duam që afganët të jenë në gjendje që sa më shpejtë të marrin përsipër përgjegjësinë për gjendjen e sigurisë. Për këtë ata kanë nevojë edhe për mbështeje teknike. Por natyrisht që ne jemi mjaft të shokuar për pakujdesinë, që është treguar me këtë rast dhe për faktin që nga pala gjermane nuk është bërë presioni i duhur që armët të rregjistrohen dhe të mbahen në kontroll. Kjo e gjitha nuk është e kënaqshme".

Ndërkaq, i pyetur se kush e mban përgjegjësinë për këtë, Rainer Arnold tha:

"Përgjegjësinë së pari e bartin afganët, besoj unë, kjo duhet të thuhet qartë. Nga ana tjetër ne duhet të jemi më të qartë sesa në të kaluarën kundrejt qeverisë së Karzait dhe duhet t'i themi: "Mbështetja jonë, e cila është e drejtë dhe e nevojshme nuk mund të realizohet pa kushte dhe një prej kushteve është që policia juaj hap pas hapi të pastrohet nga korrupsioni'. Diçka ka ndryshuar në këtë drejtim. Ministri i Brendshëm u ndërrua para ca muajsh. Ky ishte një hap i rëndësishëm. Por policët duhet të paguhen në atë mënyrë, që të mos detyrohen të largohen nga shërbimi".

Afghanistan Polizei auf Patrouille

Policë afganë në patrullim

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara 20 deri në 25 përqind e policëve afganë largohen çdo vit nga forcat e sigurimit. Pistoletat gjermane sipas të dhënave të radios NDR tregtohen edhe në veri të Afganistanit, ku është stacionuar ushtria gjermane, si dhe në provincën kufitare veriperëndimore të Pakistanit. Atje pistoletat kontrabandohen nga Afganistani.

Ekspertët dhe tregtarët e armëve sqarojnë se pistoletat gjermane të Tipit Walther P-1 janë në Afganistan dhe Pakistan armë shumë të kërkuara dhe arrijnë çmimin edhe mbi 1000 dollarë. Ndër të tjera këto armë shiten ilegalisht nga policët dhe ushtarët aktivë si dhe nga ata, që ndërkohë nuk larguar nga radhët e policisë dhe ushtrisë. Kjo u konfirmua nga tregtarët dhe një ish-polic, i cili ofroi të shiste armën e tij.

Winfried Nachtwei in Afghanistan

Zëdhënësi i të gjelbërve për politikën e mbrojtjes, Winfried Nachtwei, në Afganistan

Ndërkaq zëdhënësi për politikën e mbrojtjes i fraksionit të ekologjistëve në Bundetsag, Winfried Nachtwei, tha për radion NDR se qeveria gjermane është dashur të bëjë gjithçka, që është e mundur, në mënyrë që armët e dërguara nga Gjermania të mbeten në duar të sigurta.

"Për interesin e vet policëve tanë, ushtarëve dhe ekspertëve civilë, që ne i dërgojmë në Afganistan është e nevojshme të paktën, që tani të sqarohen rrethanat, si ka ardhur deri tek një gjë e tillë. Kjo për faktin se do të ishte absurde që ushtarët tanë të rrezikohen atje nga armët e dërguara pakujdes nga Gjermania".

Autor: Christoph Heinemann/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4iv
  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4iv