1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Afera "Netzpolitik.org" - del në pension Prokurori Federal

Ministri i Drejtësisë Heiko Maas e nxorri në pension Prokurorin e Përgjithshëm Federal. Por me kaq nuk ka marrë fund afera "Netzpolitik.org".

Deutschland Harald Range und Heiko Maas

Harald Range, Prokurorin e Përgjithshëm Federal dhe Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas

Pas nxjerrjes në pension të Prokurorit të Përgjithshëm Federal, Harald Range, po shtohen zërat që kërkojnë konsekuenca të mëtejshme. Ambentalistët në opozitë kërkojnë sqarimin e menjëhershëm të zhvillimeve në aferën e hetimeve për tradhëti ndaj vendit kundër dy gazetarëve të portalit "Netzpolitik.org". Kryetarja e grupit parlamentar të ambjentalistëve Katrin-Göring-Eckardt kërkoi një mbledhje të posaçme të Komisionit të Drejtësisë në Bundestag. "Unë pres që unioni konservator dhe socialdemokratët në koalicion, të mos e refuzojnë zbardhjen", u shpreh ajo për gazetën "Passauer Neuen Presse". Partia e majtë bën fjalë për një komision hetimor. Në rast se qeveria nuk jep kontributin e vet në zbardhjen e aferës, atëherë ne duhet të mendojmë, për këtë, deklaroi kryetari i partisë "E Majta" Bernd Riexinger.

Ministri i Drejtësisë Heiko Maas në martën në mbrëmje (04.08) me urgjencë e nxorri në pension Rangen. "Besimi është cënuar rëndë", tha ministri Maas. Range të martën paradite e akuzoi ministrin për ndërhyrje në drejtësi në valën e hetimeve për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe deklaroi, se atij i kishin dhënë udhëzimin që ta ndërpriste menjëherë ekspertizën e jashtme dhe ta tërhiqte mandatin për këtë çështje. Ai ka vepruar sipas këtij udhëzimi.

Harald Range pas akuzave të rënda u nxorr në pension. Tani debatohet kryesisht për momentin se kur është dhënë udhëzimi. Maas pretendon, se për tërheqjen e ekspertizës është rënë dakord të premten me Rangen - e kjo është bërë madje pa pasur dijeni për përmbajtjen eventuale të saj. Range në të kundërt thotë, se fillimisht ai ka marrë udhëzimin nga ministri, pasi atij i ishte bërë i ditur vlerësimi i ekspertizës. Një ekspert i jashtëm, sipas Ranges, kish arritur në përfundim, se në dokumentat e bëra publike në prill vërtetë kemi të bëjmë me sekret shtetëror.

Reaktionen auf netzpolitik.org.Ermittlungen

Reagime të shumta në shtyp dhe publik për aferën e hetimeve ndaj "Netzpolitik.org"

Maas në fokus të kritikës

Politikanët e disa partive e kritikojnë qendrimin e ministrit të Drejtësisë. Politikani kristiandemokrat i ngarkuar për politikën e brendëshme Hans-Peter Uhl mendon, se Ministria e Drejtësisë tre muajt e fundit ka qenë e informuar nga Prokurori i Përgjithshëm Federal për hetimet e mundshme. "Në këtë kohë ministri i Drejtësisë me sa duket nuk e ka përdorur autoritetin e tij kundrejt Ranges", i tha Uhl gazetës "Handelsblatt". Largimi i papritur i tij është i çuditshëm. "Unë e konsideroj atë të ekzagjeruar dhe si rrjedhojë edhe të gabuar", shton ai.

Edhe zëvendëskryetari i partisë liberale, FDP, Wolfgang Kubicki e kritikon ministrin e Drejtësisë. Ai e akuzon atë madje, se nuk është i aftë për postin. "Shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Federal për shkak të një procesi hetimor në vijim është i pashembullt në historinë e Republikës Federale", tha ai. "Ministri i Drejtësië gabohet, nëse beson, se me këtë do të mund ta shkëpusë vëmendjen nga dështimi i tij i rëndë." Vet ministri Maas, sipas Kubickit, do të kish mundur ta mbyllte procesin e hetimeve në marrëveshje me Prokurorin e Përgjithshëm Federal.

Shoqata e gjyqtarëve gjermanë solidarizohet me Rangen. "Një proces i diskutueshëm hetimor duhet të ndërpritet qysh në fazën, sipas të gjitha gjasave, sepse ministri i Drejtësië i trëmbej dëmit politik në Berlin", kritikon kryetari i shoqatës së gjyqtarëve, Christoph Frank.

Mirëkuptim për ministrin e Drejtësisë

Nënkryetari i partisë kristiandemokrate, Thomas Strobl, e përshëndeti largimin e Ranges. "Grindja mes Prokurorit të Përgjithshëm Federal dhe ministrit të Drejtësisë nuk mund të vazhdonte." Tani ka marrë fund "teatri absurd i politikës së sigurisë", njerëzit në vend nuk kanë mirëkuptim për grindje të tilla, i tha Strobl gazetës "Welt". Kjo për faktin, se gjendja e sigurisë është aq serioze sa asnjëherë tjetër. Po ashtu organet e sigurisë nuk duhet të dobësojnë njëri-tjetrin, shton Strobl.

Edhe sekretarja e përgjithshme e partisë socialdemokrate, Yasmin Fahimi, e mbrojti qendrimin e ministrit Maas. Sipas saj, ai ka nxjerrë konsekuencën e duhur prej "shkljes së besimit" nga ana e Ranges. Hetimet ndaj protalit "Netzpolitik.org" ishin gjithsesi një "gabim i rëndë".

Kristiandemokrati për politikëne brendëshme Wolfgang Bosbach thotë për gazetën "Handelsblatt", se reagimi i Maas është "i kuptueshëm". Por udhëzimi ministerial, që ekspertiza e mandatuar të ndërpirtet në gjysmë të rrugës, është disi problematik. Bosbach thotë, se pret tani që të jepet një përgjigje nëse "versioni i Ranges" apo ai i Mass është i drejtë. Gjithashtu duhet të sqarohet, se në ç'moment ministri federal ka qenë në dijeni për hetimet dhe si ka reaguar ai ndaj tyre.

Markus Beckedahl und Andre Meister Netzpolitik.org

Markus Beckedahl dhe Andre Meister bloggerat e "Netzpolitik.org"

Edhe Maassen e de Maizière në shënjestër

Në shënjestër të kritikave janë gjithashtu edhe ministri Breendshëm Thomas de Maizière dhe presidenti i Entit të Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maassen. Ambjentalistët e konsiderojnë Range në këtë aferë si viktimë. Nënkryetari i grupit parlamentar të ambjentalistëve Konstantin von Notz konsideron, se jo vetëm ministri i Drejtësisë, por edhe presidenti i Entit Kushtetues dhe Ministri i Brendshëm kanë përgjegjësi. Zbardhja duhet të fokusohet tek këta persona, tha Notz. "Sulmi i papranueshëm ndaj lirisë së shtypit me argumentimin e pabazë për gjoja tradhëti ndaj vendit është konceptuar në Entin e Mbrojtjes Kushtetuese. As Ministria e Brednëshme për përgjegjësinë e saj nuk duhet të fshihet pas "fiaskos" mes ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm Federal", është shprehur Notz. Si një autoritet federal Mbrojtja Kushtetuese bën pjesë në sferën e kompetencave të Ministrisë së Brendëshme.

Portali "Netzpolitik.org" në prill pati publikuar një informacion mbi planet e Mbrojtjes Kushtetuese për të mbikqyrur më fort rrjetet online. Për këtë gazetarët kishin vendosur në rrjet dokumenta sekrete. Mbrojtja Kushtetuese bëri kallëzim. Range hapi procesin e hetimeve për tradhëti ndaj vendit kundër dy bloggerave dhe dha mandatin për një ekspertizë jashtë instituticonit të tij. Hetimet e Prokurorit të Përgjithshëm Federal në shumë drejtime u konsideruan si sulm ndaj lirisë së shtypit.