1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Afera e spiunazhit: Steinmeier kërkon respekt nga pala amerikane

Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier u shpreh për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, por kusht për këtë duhet të jetë ndershmëria.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka kërkuar pas zbulimit të dy agjentëve të dyshuar gjermanë që punonin për shërbimet sekrete amerikane më shumë respekt nga pala amerikane. Në të njëjtën kohë ai u shpreh për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ku kusht për të do të jetë ndershmëria. Steinmeier refuzoi anullimin e bashkëpunimit. "Do të ishte iluzion të besohej se një zbutje e konflikteve si edhe konceptimi i zgjidhjeve të caktuara politike do të mund të arrihej pa bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara", deklaroi Steinmeier.

Për shkak të zemërimit pas aferës së spiunit të BND-së, të enjten qeveria gjermane i dërgoi një sinjal të qartë palës amerikane. Përfaqësuesit më të lartë të shërbimeve sekrete në Gjermani i kërkohet të largohet nga nga ky vend. Steinmeier e cilësoi këtë hap një pasojë të pashmangshme pas thyerjes së besimit, që u bë i dukshëm së fundmi. Nga Uashingtoni nuk ka asnjë prononcim zyrtar për dëbimin e kreut të shërbimeve sekrete nga ana e Gjermanisë.