1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Afera e përgjimeve BND NSA

Kancelarja Merkel nën presion: BND-ja gjermane e ka ndihmuar shërbimin sekret amerikan NSA për përgjimin e kompanive dhe të politikanëve evropianë.

Në lidhje me aferën e përgjimeve dhe të spiunazhit të shërbimit sekret gjerman BND për shërbimin sekret amerikan NSA kancelarja Angela Merkel është e gatshme të dëshmojë para komisionit hetimor për NSA-në. "Në qoftë se parlamenti dhe komisioni hetimor e ftojnë kancelaren, atëherë ajo do të shkojë patjetër atje," tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin.

Në komentin e saj të parë publik mbi çështjen e shërbimeve të fshehta Merkeli i mori ato në mbrojtje. Qeveria federale do të bëjë gjithçka për t'i mbështetur autoritetet për ruajtjen e sigurisë publike. Për këtë ato duhet të bashkëpunojnë edhe me agjencitë e tjera të shërbimeve sekrete - veçanërisht me NSA-në.

Gregor Gysi

Gregor Gysi

Udhëheqësi i Partisë e Majta Gregor Gysi bëri thirrje që kancelarja Merkel të dëshmojë në komision nën betim. Deputeti i Partisë së Gjelbër Hans-Kristian Strëbele tha në kanalin n-tv, se personat përgjegjës të Bundestagut për kontrollin e shërbimit sekret nuk dinë shumë më tepër se sa publiku. "Ne kemi nevojë për sqarime, sidomos nga kancelarja gjermane, ajo duhet të dëshmojë para komisionit hetimor."

Ndihmë shumëvjeçare

Rreth një javë më parë u bënë të njohura akuzat, sipas së cilave BND-ja gjermane e ka ndihmuar shërbimin sekret amerikan NSA për rreth 11 vjet për përgjimin e kompanive dhe të politikanëve evropianë si dhe për partnerët evropianë. I pyetur se që kur kancelarja është në dijeni të shkeljeve kufitare të shërbimeve, zëdhënësi Seibert tha në deklaratën e tij se kancelaria ka disa javë që është në kontakt me BND-në. "Qeveria federale e ka informuar Parlamentin në parim sipas të dhënave që ka."

Ministri federal i Ekonomisë Sigmar Gabriel deklaroi ndërkohë, se nuk pret që BND të ketë spiunuar në emër të NSA në shkallë të gjerë sipërmarrjet në Evropë. Merkel e kishte siguruar atë dy herë se nuk ka dëshmi për spiunazh industrial përpos "rastit të njohur për EADS-im", tha kryetari i SPD-së në Berlin.

Sigmar Gabriel

Sigmar Gabriel

Ai beson se ky do të jetë edhe rezultati i hetimeve të komisioneve parlamentare. "Unë nuk kam asnjë arsye për të dyshuar se kancelarja u është përgjigjur pyetjeve saktë të mia," tha ai. Lideri i SPD-së shtoi megjithatë: "Nëse me të vërtetë BND-ja do të ketë kontribuar për spiunazhit industrial, përtej rastit të njohur të EADS-së, kjo do të jetë një barrë e rëndë për besimin e ekonomisë gjermane tek veprimtaria e shtetit"

Gabriel kërkoi zbulimin e të gjitha të fjalëve kyçe përmes të cilave BND-ja ka krehur të dhënat e komunkimit botëror me porosi të NSA-së, se kjo është e nevojshme për punën e komisioneve hetimore.

Sipas raporteve të mediave BND-ja ka përgjura për shumë vite me ndihmën e fjalëve kyçe të propozuara nga NSA-ja të dhënat e komunikimit të sipërmarrjeve dhe koncerneve të ndryshme. Ndër të tjera edhe të paraardhësit të Airbusit, ish-koncernit EADS. Airbusi ka njoftuar se do të ngrejë padi për spiunazh kundër personave të panjohur.