1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afera e përgjimeve në Telekomin Gjerman

VFB29 Maj 2008

Skandali i zbuluar në Telekomin Gjerman për përgjimin e telefonatave të disa gazetarëve me punonjës nga sektorëve të ndryshëm brenda Telekomit ka kaluar në dosjet e prokurorisë së Bonit.

https://p.dw.com/p/E96S
Fotografi: picture-alliance / dpa


Gazeta "Bild Zeitung" shkruan: "Afera e përgjimeve në Telekomin Gjerman është tronditëse. Miliona klientë telefonojnë, japin e marrin e-maila dhe navigojnë çdo ditë në internet përmes linjave të telekomit. E tani janë të shumtë ata që shtrojnë pyetjen: sa të sigurta janë të dhënat e mia? Ka disa hapësira nga e përditshmja, kur është e nevojshme besueshmëria. Shefi i Telekomit Rene Oberman reagoi menjëherë dhe deklaroi se do të ketë konseguenca të forta. Kjo është e drejtë dhe shumë mirë që ai reagoi në këtë mënyrë. Por tani duhet që të sqarohen sa më shpejt dhe në detaje të gjitha akuzat dhe gabimet e mundshme. Nëse do të jetë e nevojshme duhet të ketë edhe ndëshkimë të ashpra. Vetëm në këtë mënyrë koncerni më i madh i telekomunikacionit në Evropë mund të rifitojë besimin tek klientët dhe tek aksionarët."


Për komentatorin e "Kölner Stadtanzeiger" "Një ndërmarrje nuk duhet t´ia lejojë vetes një katastrofë të tillë, aq më tepër një koncern i komunikacionit që çdo ditë ka të bëjë me të dhëna delikate të klinetëve të tij. Natyrisht kryesia e firmës duhet të ruajë sekretet e veta, por kjo nuk i jep asaj të drejtën të përdorë metoda të paligjshme. Shefat e kryesisë nuk qëndrojnë mbi ligjin, paçka se ndonjëri prej tyre mund të mendojë ndryshe."


"Manheimer Morgen" komenton: "Veçanërisht tronditës është për qytetarët fakti, që top-menaxherëve në bëmat e tyre u mungon me sa duket vetëdija për drejtësinë. Madje duket se ata janë kaq të dehur prej pushtetit, sa kujtojnë, që për ruajtjen e interesave të tyre mund të gëzojnë disa privilegje. E pikërisht për këtë arësye drejtuesit e ndërmarrjeve pas zbulimit të skandaleve të tilla nuk kanë as kurajon, që të pranojnë gabimet e tyre."


Komentatori i "Kölnische Rundschau" i krahason metodat e përdorura nga Telekomi me ato të shtetit monist në ish-Gjermaninë Lindore: "Një ndërmarrje, në të cilën federata vazhdon të ketë pjesën më të madhe të aksioneve, në forumet mbikqyrëse të së cilës marrin pjesë përfaqësuesit publikë dhe që i duhet të respektojë mandatin ligjor të shërbimeve që ofron, sipas të gjitha gjasave po përdor metoda që të kujtojnë shtetin autoritar të ish-RDGJ-së."