1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Afera e NSA-së - thjesht fushatë elektorale

Dyshimet për përgjimet e NSA në Gjermani kanë ndezur një debat të nxehtë në lidhje me të drejtat themelore. Politika për fat të keq nuk ka asnjë interes për të bërë sqarime, mendon Marcel Fuerstenau.

Zemërimi qe madh, kur ish-punonjës i shërbimit sekret amerikan, NSA, Edward Snowden, raportoi mbi përgjimin mbarëbotëror të internetit. Protesta këtu në vend që e madhe për dy arsye. Sepse Gjermania thuhet se është veçanërisht në shënjestër të amerikanëve dhe sepse mbrojtja e të dhënave këtu merret aq seriozisht sa në asnjë vend tjetër. Të dyja janë për t'u marrë seriozisht. Sikur akuzat e Snowdenit, të cilat as nuk janë dëshmuar krejtësisht dhe as janë hedhur poshtë bindshëm të ishin të vërteta, kritikat e ashpra ndaj aleatit më të madh të gjermanëve do të ishin më se të justifikuara. Dhe aq më tepër në kohën e luftës globale kundër terrorizmit, duhet patur kujdes për ekuilibrin e duhur mes sigurisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Pas dy muajsh debatesh histerike, pas disa zbulimeve të mëtejshme të Snowdenit dhe pas disa seancave të posaçme të organit të kontrollit të shërbimit të fshehtë (PDGr) po përforcohet një dyshim i hershëm. Afera NSA është për të gjitha partitë një temë e fushatës zgjedhore. Interesi për sqarimin e vertetë të çështjes bie në rang të dytë. Por sa keq që me këtë temë nuk fitohen pikë tek zgjedhësit.

Kufizimi i të drejtave civile filloi nën koalicionin e gjelbër-socialdemokrat

DW Marcel Fürstenau

Marcel Fürstenau

Nëse fillimisht u duk, sikur socialdemokratët opozitarë dhe të gjelbrit mund t'u jepnin një shuplakë kancelares Angela Merkel dhe partnerit të saj liberal në koalicion, FDP, fleta tanimë është kthyer. Vëzhguesit e kujdesshëm u çuditën se përse PSD akuzoi me gojën plot qeverinë, se po plotëson e nënshtruar grykësinë e amerikanëve për të dhëna. Madje u fol edhe për shkelje të kushtetues dhe shkelje të betimit të kancelares.

Dyshimet ndaj këtyre lloj insinuatave u ushqyen në një farë mase nga kujtesa se shumë ligje të sigurisë u ashpërsuan nën Ministrin e Brendshëm socialdemokrat, Oto Schily. E gjitha kjo ndodhi atëherë në emër të luftës ndërkombëtare kundër terrorizmit. Ministër në zyrën e kancelares dhe në këtë mënyrë edhe koordinator i shërbimit sekret në këtë periudhë pas sulmeve terroriste të 11 Shtator 2001 ka qenë Frank-Walter Steinmeier.

Ministrja e Drejtësisë pengon memorizimin e të dhënave

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 socialdemokrati qe ministër i jashtëm nën kancelaren Angela Merkel. Vështirë të imagjinohet që bashkëpunimi mes shërbimeve gjermane dhe amerikane të inteligjencës, i intensifikuar nën kancelarin socialdemokrat Gerhard Schrëder, të ketë dalë nga duart pas përfundimit të koalicionit kristiandemokrat-liberal. Kundër kësaj flet fakti se liberalët me ministren Sabine Leutheusser-Schnarrenberger që nga viti 2009 kanë një ministri drejtësie, e cila kundërshton me guxim kufizimin e mëtejshëm të të drejtave civile.

Duhet të kujtojmë vetëm refuzimin e saj për të zbatuar direktivën e Bashkimit Evropian për memorizimin pa arsye të të dhënave. Kështu liberalja bie ndesh madje me ligjin evropian. Por kjo duket si vetëmbrojte e shtetit duke patur parasysh aferën e NAS, të pasqaruar në shumë pika.

PSD i ka bërë hesapet gabim, Unioni Kristiandemokrat ka frikë akoma

Bashkimi Kristiandemokat ka mjaft mençuri, që të mos e nxjerrë FDP në paradë në këtë çështje, pa qenë nevoja, disa ditë para zgjedhjeve më 22 shtator. Shumica e votuesve e kanë kuptuar prej kohësh, se sidomos dy kampet kryesore politike, CDU dhe SPD, duan të përfitojnë nga afera e NSA-së, për të fituar sa më shumë vota. Tek partia socialdemokrate kjo punë ka shkuar mbprasht, sepse ajo s'mund ta mohojë më rolin e saj aktiv në bashkëpunimin me shërbimin sekret. Dhe partia e kancelares Angela Merkel e nuhat se ndoshta mund të dalin në dritë detaje të tjera, që kundërshtojnë besnikërinë e pretenduar të shërbimeve sekrete gjermane ndaj ligjit.

Jashtë kësaj afere është në fakt vetëm e Majta, e cila si si opozitë e përjetshme në nivel federal nuk mund të bjerë në vështirësi as për dikur dhe as për sot në temën delikate të shërbimeve sekrete. Kërkesa e saj për shpërberjen e tyre nuk i sjell shumë dobi dhe nuk do t'i japë të Majtëve vota shtesë. Ndërkohë socialdemokratët dhe të Gjelbrit duhet ta kuptojnë, se afera NSA nuk ka vlerë për fushatën zgjedhore, gjithsesi në bazë të anketimeve ata janë larg arritjes së shumicës së dëshiruar.

Angela Merkel e ka kapërcyer aferën deri tani pa u dëmtuar

Nga ana tjetër kancelarja mund të rrijë e qetë. Edhe pse shumica e gjermanëve nuk i beson për ato që thotë lidhur me aferën NSA, Angela Merkel mund të gëzohet edhe për një mandat tjetër. Duket sikur gara për postin më të lartë qeveritar është mbyllur, megjithë shumë pyetje pa përgjigje për përmasate e përgjimit të Gjermanisë dhe të qytetarëve të saj nga miqtë amerikanë.