1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Afera e agjentëve të BND-s: Gjermania pret lirimin pa vonesë të tre gjermanëve të burgosur

Enti Parlamentar për Kontrollin ndaj Shërbimit të Fshehtë Gjerman (PKG) ka kritikuar kushtet në të cilat mbahen të burgosurit gjermanë dhe ka theksuar se nuk janë paraqitur prova që i rëndojnë ata.

default

BND në Pulah të Gjermanisë

Për herë të parë është pranuar zyrtarisht, njofton agjensia e lajmeve dpa, se të tre personat janë agjentë të shërbimit të fshehtë gjerman BND. Shefi i BND-s, Ernst Uhrlau kishte pohuar në takimin e mbyllur të Entit parlamentar të kontrollit, se tre personat e arrestuar janë agjentë të BND-s.

Kryetari i Entit parlamentar për Kontrollin ndaj Shërbimit të fshehtë gjerman, Tomas Operman (Thomas Opperman) pas dy orë e gjysëm konsultimesh të zhvilluara në Berlin u shpreh. "Së pari pas një raportimi të plotë nga ana e qeverisë dhe e BND-s duhet thënë se nuk kemi gjetur të dhëna se të tre gjermanët janë të përfshirë në atentat". Së dyti, kemi arritur në konkluzionin se për tre gjermanët që janë prej nëntë ditësh në paraburgim, sipas informatave tona, nuk janë paraqitur prova përfshirjeje. Kjo është sipas opinionit tonë shkelje në trajtimin e ligjshëm sipas shtetit ligjor."

Kështu u shpreh Operman i cili ka bërë fjalë madje për "kushte jonjerëzore" në të cilat mbahen tre të arrestuarit, në qeli 6-7 metra katrorë dhe me dy të burgosur të tjerë. Prandaj në bazë të këtyre rrethanave, Operman pret: "lirimin pa vonesë të të burgosurve."

Politikani i të gjelbërve, Strebele (Hans Chistian-Ströbele), ka kërkuar që vetë agjentët pas lirimit të përgjigjen para Entit parlamentar për kontrollin ndaj shërbimit të fshehtë. Ndërsa deputetit i FDP-s, Maks Shtadler (Max Stadler) është shprehur "se e gjithë procedura mbetet misterioze".

Tre agjentë të BND-s akuzohen se janë përfshirë në sulmin që u ndërmorr në 14 nëntor ndaj zyrës së përfaqësuesit civil ndërkombëtar në Prishtinë.

Ndërkohë Gjykata e Qarkut në Prishtinë nuk i liroi të enjten ashtu si pritej tre shtetasit gjermanë. Kolegji i gjyqtarëve kosovarë që shqyrtoi ankesën e bërë nga avokatët mbrojtës të tre shtetasve gjermanë e shtyu të premten marrjen e vendimit për ndërprerjen e paraburgimit. Pritet të premten që rasti i tre shtetasve gjermanë të merret në dorë nga gjykatësi ndërkombëtar, Vinont Bolello, njofton dpa.

Ndërkohë gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung ka paralajmëruar lirimin e gjermanëve për ditën e premte.

  • Data 27.11.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G3he
  • Data 27.11.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G3he