1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Adresa e parë që mund ta sjellë në arsye Mugaben është Bashkimi Afrikan

Rezultatet e zgjedhjeve në Zimbabve komentohen sot nga të përditshmet gjermane

default

Presidenti Robert Mugabe, bën betimin

"Frankfurter Allgemeine" shprehet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Zimbabve dhe për detyrën e Bashkimit Afrikan:

"Nuk është e mundur të legjitimosh rezultatin e zgjedhjeve në Zimbabve - me këtë komisioneri evropian ka të drejtë. (...) Më e pakta që mund të behej do të ishte t'i refuzoje regjimit ato mjete, të cilat e mbajnë në pushtet dhe me të cilat ai shtyp opozitën. Por si në rastin e konflikteve të ngjashme, pushtetmbajtësi mund të ketë siguri për përkrahës të fuqishëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ata bëjnë sikur të mos ekzistonte diskutimi për "përgjegjësinë e mbrojtjes", dhe pengojnë vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare. (...) Prandaj adresa e parë që mund ta sjellë në arsye Mugaben është Bashkimi Afrikan. Për sa kohë ky nuk ushtron trysni grupi dhe nuk vendos ta quaj perversion pervertimin e demokracisë, Mugabja me shokë nuk kanë përse të tremben."

E njëjta temë komentohet edhe prej gazetës "Neues Deutschland":

"(...) Gjendja është sa katastrofale aq edhe e bërë lëmsh. Gjithë aparati i sigurisë është i lidhur ngushtë me partinë qeveritare ZANU-PF, edhe elita burokratike. Të gjithë këta nuk kanë interes të ndërrohet pushteti duke kaluar tek opozita, tek Lëvizja për Transformim Demokratik (MDC). Mugabe nuk është i vetmuar në Zimbabve, megjithëse një shumicë e madhe popullsisë i ka kthyer ndërkohë shpinën. Deri tani Bashkimi Afrikan nuk ka arritur asgjë në Zimbabve me diplomacinë e vet. Kjo duhet të ndryshojë sa më herët, përpara se gjendja të dalë krejtësisht jashtë kontrolli. Bashkimi Afrikan duhet ta shfrytëzojë takimin e nivelit të lartë për ta bindur Mugaben që të formojë një qeveri kalimtare me MDC-në. Me deklarata të qarta.

  • Data 01.07.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EU4T
  • Data 01.07.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EU4T