1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Administrata Tatimore e Kosovës në një udhëtim studimi në Gjermani

Mbi njëqindmilionë euro në vit përllogaritet të humbasë buxheti i Kosovës nga ekonomia joformale dhe shmangiet tatimore. Por deri tani kanë munguar institucionet dhe ligjet adekuate për luftimin e këtyre fenomeneve. BE-ja po ndihmon tani për ngritjen e njësisë hetimore për shkeljet tatimore. 

Vetëm një e katërta e buxhetit vjetor të Kosovës vjen nga tatimet. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Behxhet Haliti dëshrion ta ndryshojë këtë gjendje dhe ta kthejë agjencinë e ti në mbledhësin kryesor të të hyrave. Gjermania, ku 87% e të ardhurave buxhetore financohen nga tatimpaguesit, është një shembull i mirë për ATK-në.

Kjo ishte arsyeja se përse Haliti bashkë me stafin kryesor të institucionit të tij qëndroi për një javë (14-18.06.2010) në Administratën Tatimore të Bavarisë në Mynih dhe Bajrojt. Qëllimi kryesor ishte të përfitohej nga përvoja bavareze në luftimin e evazionit fiskal.

Mbi dyfish më shumë fshehje tatimore

Gati 80 përqind e tatimpaguesve kosovarë i përmbushin vullnetarisht tatimet. Kjo ndoshta ka të bëjë edhe me nivelin e ulët të tyre, më së shumti deri në 10 përqind të të ardhurave. Ndërsa në Gjermani tatimi i pagës për të martuarit shkon deri në 42% të të ardhurave bruto.

Pyetja është se sa të sinqertë janë tatimpaguesit kosovarë me deklarimet e tyre. Këtë e ka përllogaritur dikur BE-ja në një studim të vitit 2007. Sakip Imeri, Drejtor i departamentit të Përmbushjes në ATK përmbledh: “100 deri 120 milionë euro humbet buxheti i Kosovës vetëm nga ekonomia joformale dhe shmangiet tatimore apo devijimet që bëhen në treg. Të hyrat e përgjithshme nga kjo dukuri janë afërsisht 700 milionë Euro, që do të thotë 30-34 për qind e prodhimit bruto në vend.”

Një problem që edhe në Gjermani ekziston: shuma e të ardhurave nga ekonomia joformale korrespondon me afro 14,5% të prodhimit të brendshëm bruto .

Njësia hetimore e tatimeve

Me ndihmën e Bashkimit Evropian, ATK-ja ka tani po ngre njësinë hetimore që do të përndjekë fshehjet tatimore. Sakip Imeri, i cili po merret me ngritjen e njësisë – që do të ketë fillimisht 25 punëtorë – gjatë vizitës në Bavari arriti të dallonte një përparësi në modelin gjerman: “Në Gjermani përcaktohet me ligj se cilat shkelje tatimore trajtohen nga njësia e hetimeve dhe cilat nga gjykata. Ndërsa në Kosovë nuk ka prokurorë të specializuar për tatimet, ata janë të përgjithshëm.” Imeri do të përpiqet tani që këtë përparësi të modelit gjerman ta përfshijë në ligjin kosovar për hetimet tatimore, i cili aktualisht është duke u diskutuar në kabinet.


Veriu – "parajsë" për evazion fiskal 

Mirëfunksionimi i njësisë hetimore do të varet edhe nga institucionet e tjera, vëren drejtori, Behxhet Haliti. “Me rëndësi është që institucionet e tjera, si prokuroria, gjykatat, policia të zhvillohen paralelisht, sepse për luftimin ekonomisë joformale nevojitet bashkëpunim ndërdisiplinor”.

Por edhe në se njësia hetimore do të funksionojë siç duhet, një zonë do të mbetet e pakapshme për të: Veriu i Kosovës. "Këtu qendron sfida jonë më e madhe", thotë Sakip Imeri, “sepse veriu kështu mbetet një “parajsë” për shmangiet tatimore”.

Gjatë javës së qëndrimit të tyre në Bavari, ekspertët e tatimeve u njohën edhe me praktikën bavareze me vjeljen dhe rimbursimet e TVSH-së. Një përvojë e rëndësishme kjo duke pasur parasysh që pikërisht më 1 korrik hyn në fuqi ligji i ri për TVSH-në në Kosovë.

  • Data 24.09.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NxQf
  • Data 24.09.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NxQf