1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Administrata e Obamës dhe nxjerrja e sekreteve

Sot (03.06) fillon procesi kundër një prej informatorëve të Wikileaks. Media dhe mbrojtësit e transparencës shprehin shqetësim për qendrimin e administratës së Obamës në lidhje me transparencën për probleme të sigurisë.

Që ditën e tij të parë të punës në Shtëpinë e Bardhë Barak Obama nënshkroi një njoftim për të gjitha ministritë dhe agjencitë qeveritare në të cilin kumtonte se qeveria e tij do të kishte një nivel të paparë transparence dhe do të "punonte për të siguruar besimin e publikut dhe për të krijuar një sistem transparence, pjesëmarrjes publike dhe bashkëpunimi" një Open Government.

Fiksuar pas fshehtësisë, sidomos për çështje të sigurisë kombëtare

Pesë vjet më vonë mediat thonë se administrata e presidentit Obama ka "dështuar mjerueshëm" në lidhje me për transparencën. "Sidomos kur është fjala për sigurinë kombëtare, një nga shqetësimet kryesore në SHBA, mbahet fshehtësi, dhe në rast se del ndonjë informacion jashtë, kjo kontrollohet në mënyrë agresive." mendon Yochai Benkler, profesor drejtësie dhe bashkë-drejtor i "Qendrës Berkman për internet dhe shoqëri" pranë Universiteti të Harvardit.

Media dhe mbrojtësit e transparencës nga ana e qeverisë kritikojnë programin sekret të qeverisë për avionët pa pilot. Por edhe më shqetësues që mendojnë se është qëndrimi i administratës së Obamës në lidhje me e transparencën për probleme të sigurisë kombëtare.

Informatorët në bankën e të akuzuarve

Në gjashtë raste nëpunës të qeverisë janë akuzuar në bazë të ligjit për spiunazh se u kanë dhënë informacione personave të tretë. Kjo shifër është dy herë sa më e lartë se në të gjitha qeveritë e tjera së bashku.

Rasti më i spikatur është ndoshta ai i ushtarit Bradley Manning, që mendohet se është edhe informatori i WikiLeaks, i cili akuzohet se ka nxjerrë informacione të klasifikuara si sekret ushtarak.

Edhe rastet e tjera tregojnë se sa ashpër ka vepruar qeveria kundër "rrjedhjes së informacionit". Në vitin 2010 ish-përkthyesi i FBI Shamai Leibowitz u akuzua sipas ligjit për spiunazh dhe u dënua me 20 muaj burg për shkak se i kishte shënë informacione sekrete një blogeri. Në këtë rast as kryetari i trupit gjykues nuk e kishte idenë se për çfarë informacioni saktësisht përfundoi përkthyesin pas hekurave të burgut.

Edhe gazetarët në shënjestër

Thomas Drake Whistleblower der NSA

Thomas Drake

Thomas Drake, punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit (NSA), u akuzua se i kishte dhënë informacione të brendshme mbi një program të diskutueshëm përgjimi një gazetari.

Të paktën dy raste të tjera janë në pritje të procesit gjyqësor, ai i përgjimit nga Ministria e Drejtësisë të gazetarëve të agjencisë së lajmeve AP dhe rasti i reporterit të "Fox News" James Rosen, i cili kishte botuar informacione sekrete në lidhje me Korenë e Veriut.

Dimensioni historik

Administrata e Obamës kritikohet për më tepër se e meriton, thotë Rahul Sagar, profesor i shkencave politike në Universitetin Princeton. Ne nuk duhet të injorojmë konteksti historik dhe duhet të kuptojmë se veprimet e fshehta sot luajnë një rol shumë më të madh se në tri dekadat e fundit, thotë autori i "Sekrete dhe rrjedhje: Dilema e sekretit shtetëror" ("Secrets and Leaks: The Dilemma of State Secrecy").

Administrata e Obamës po përballet me një botë të re, në të cilën duhet të mbahen sekret shumë më tepër gjëra se dikur. "Zelli dhe shqetësimet e kësaj administrate në rastin e AP dhe WikiLeaks nuk janë pa bazë." - thotë Sagar.

Nisur prej faktit se dënimet e shprehura për nxjerrje sekreti thuaje nuk përmbarohen kurrë, David Pozen, profesor i drejtësisë në Universitetin Columbia mendon se në thelb, ajo që pritet të arrihet me proceset është siguria që nxjerrësit e sekreteve të kenë shumë më tepër frikë, se sa ajo se mund të humbasin vendin e punës.